By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bojmacaliev: Është e palejueshme që policia në vend që të mbrojë qytetarët, të mbrojë struktura të caktuara kriminale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bojmacaliev: Është e palejueshme që policia në vend që të mbrojë qytetarët, të mbrojë struktura të caktuara kriminale
Maqedoni

Bojmacaliev: Është e palejueshme që policia në vend që të mbrojë qytetarët, të mbrojë struktura të caktuara kriminale

admin
Last updated: 22/02/2024 10:30
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev në një intervistë për TV 21, duke iu përgjigjur pyetjes për hetimin e incidentit para klubit të natës në qendër të Shkupit, kur policët u penguan të kryejnë punën e tyre nga kolegu i tyre, tha se të dielën në mëngjes nuk është që nuk ka ndodhur asnjë ngjarje, për herë të parë në historinë e re të Maqedonisë, një polic i rangut të lartë i cili më parë ka mbajtur poste të larta policore në MPB, ka penguar kolegët e tij të kryejnë veprime zyrtare, konkretisht një aksion kundër drogës.

“Kundër personit është bërë kallëzim penal nga neni 383 dhe personi është suspenduar dhe më tutje organet tjera do të vendosin se me çfarë mase do të përballet ai person. Në hetimin që drejtoi kontrollin e brendshëm dhe shënimet zyrtare të bëra nga vetë personat në ngjarje, u konfirmua se edhe dy kolegë të tjerë nuk pranuan të vepronin sipas urdhërit. Bëhet fjalë për personat e Njësitit të Policisë Intervenuese të cilët nuk kanë dashur ta arrestojnë personin dhe për të njëjtit poashtu ka filluar procedura disiplinore pas mbledhjes tël të gjitha detajeve nga kontrolli i brendshëm. Dje, siç e dini, në opinion përmes mediave të caktuara është publikuar një inçeizim dhe një numër i madh i qytetarëve të shqetësuar më kanë dërguar mesazhe, ndër të cilat kanë njohur një person tjetër i cili është në shoqërinë e personit që tashmë ka kallëzim penal dhe është konstatuar se ai person është i njëjti punonjës i Ministrisë së Brendshme është anëtar i NJPSH-së. Pasi shqyrtimit të këtij informacioni që morëm nga qytetarët e shqetësuar dhe kontrolluam në shërbime nëse bëhet fjalë vërtet për atë person, ne informuam kontrollin e brendshëm dhe pres që gjatë ditës të thërrasin personin për intervistim për të dhënë shpjegimin e tij në çfarë cilësie ai ka qenë aty, pse i ka shtyrë kolegët dhe i ka penguar të kryejnë veprime zyrtare. Për të bërë një përmbledhje, ndaj një personi kemi një kallëzim penal, për dy të tjerë është konstatuar se nuk kanë vepruar ndaj dy personave dhe tani kemi edhe një person të tretë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që kanë parë regjistrimet që kanë dalë në media, nëse njohin një person tjetër të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme që ka vepruar në kundërshtim me ligjin, të na informojnë dhe që kontrolli i brendshëm të ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet ligjore. Është e papranueshme në shekullin 21 që policia në vend që të mbrojë qytetarët, të mbrojë struktura të caktuara kriminale. Për mua është e palejueshme dhe e papranueshme, mendoj se ky është një precedent serioz.

Shumica e qytetarëve dhe punonjësve të policisë së Maqedonisë janë në anën e duhur dhe ne nuk do të lejojmë që raste të tilla të izoluara të ulin rejtingun apo reputacionin e policisë maqedonase, e cila fatkeqësisht ishte në nivel shumë të ulët në vitin 2015 dhe deri në vitin 2023 ne arritëm ta ngremë atë në mbi 60% dhe ne jemi një nga tre institucionet kryesore që qytetarët i perceptojnë si afërta me qytetarët”, tha Bojmacaliev.

Sektori për marrëdhënie me publik dhe protokoll
Ministria e Punëve të Brendshme

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lavrov: Përmasa e tragjedisë në Gaza po nënvlerësohet qëllimisht
Next Article Në Gjykatën Penale gjykim për lëndën “Thesari”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?