By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bozhinovska në Baku në panel-diskutimin “Rruga drejt ndërtesave zero-energjetike në Rajonin më të gjerë të Ballkanit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bozhinovska në Baku në panel-diskutimin “Rruga drejt ndërtesave zero-energjetike në Rajonin më të gjerë të Ballkanit”
Maqedoni

Bozhinovska në Baku në panel-diskutimin “Rruga drejt ndërtesave zero-energjetike në Rajonin më të gjerë të Ballkanit”

admin
Last updated: 12/11/2024 15:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor – Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale, Sanja Bozhinovska foli në panel-diskutimin “Rruga drejt ndërtesave zero-energjetike në Rajonin më të gjerë të Ballkanit”, që po mbahet në suaza të samitit klimatik COP29 në Baku, Azerbajxhan. Ngjarja u kushtohet mundësive që i ofron efikasiteti energjetik si forcë shtytëse kyçe për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe përforcim të sigurisë energjetike në rajon, informuan sot pasdite nga Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale.

Bozhinovska i prezantoi përpjekjet e shtetit për përmirësim të efikasitetit energjetik, posaçërisht në sektorin e ndërtimtarisë. Ajo e ceki rëndësinë e nismës për ndërtesa zero-energjetike (NZEBs) si hap themelor për rajonin në tranzicionin drejt të ardhmes me karbon të ulët. Sipas saj, udhërrëfyesi i kohëmëparshëm i N}UNDP-së për rajonin thekson se arritja e NZEB standardeve është sfidë edhe teknike edhe politike që kërkon zgjidhje urgjente.

Sipas saj, për shtetin, rritja e efikasitetit energjetik në sektorin e ndërtimtarisë është një prej prioriteteve më të larta për agjendën nacionale klimatike dhe edhe nëse vendi e ka arritur nivelin e vet nacional prej 30,5 për qind për shfrytëzim të burimeve ripërtëritëse të ngrohjes dhe ftofjes. ka mbetur nevoja për mbindërtime të kahëzuara teknologjike në mënyrë që të ulet përdorimi i sistemeve të vjetëruara me biomasë.

Ministrja i theksoi angazhimet e shtetit në drejtim të përmirësimit të efikasitetit energjetik përmes Ligjit për efikasitet energjetik, që kërkon zhvillim të strategjisë afatgjate për rinovim të ndërtesave në periudhë prej së paku dhjetë viteve.

Realizimi i këtyre qëllimeve, siç theksoi ministrja, varet nga operacionalizimi i plotë i Fondit për efikasitet energjetik, që është kyç për financim të projekteve NZEB dhe rinovim.

Samiti COP29, që mbahet prej 10 deri më 15 nëntor, i bashkon liderët botërorë, ekspertë dhe prëfaqësues të qeverice me qëllim që t’i përforcojnë aksionet globale për mbrojtje klimatike.

“Prania e ministres Bozhinovska dhe pjesëmarrja e sah në panel e demonstron përkushtimin e Maqedonisë së Veriut drejt qëllimeve të përbashkëta për të ardhme të qëndrueshme dhe me karbon të ulët”, shtohet në kumtesë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Yale ofron kurs për studimin e evoluimit të Beyonce dhe ndikimin e saj në kulturën amerikane dhe globale
Next Article Pr/Buxheti 2025, Bardhi: Paratë po shkojnë për kontrata korruptive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?