By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Brad Pitt kërkon qasje në mesazhet private të Angeline Joliet, lidhur me shitjen e pronës së tyre të përbashkët në Francë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Brad Pitt kërkon qasje në mesazhet private të Angeline Joliet, lidhur me shitjen e pronës së tyre të përbashkët në Francë
Showbizz

Brad Pitt kërkon qasje në mesazhet private të Angeline Joliet, lidhur me shitjen e pronës së tyre të përbashkët në Francë

admin
Last updated: 10/07/2025 09:29
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Brad Pitt ka kërkuar zyrtarisht që të ketë qasje në mesazhet private të ish-bashkëshortes së tij, Angelina Jolie, në një kërkesë të re ligjore të paraqitur më 30 qershor.

Aktori 61-vjeçar ka deklaruar se është përballur me vështirësi në përpjekjet për të siguruar komunikimet e 50-vjeçares Jolie, të cilat ai beson se mund të ofrojnë prova të rëndësishme në procesin që vazhdon prej vitesh mes tyre për pronësinë e kantinës franceze të verës, Château Miraval, shkruan DailyMail.

Çifti, dikur një nga më të famshmit e Hollywoodit, është përfshirë në një përplasje të ashpër ligjore që nga viti 2021, kur Angelina Jolie shiti pjesën e saj në pronë – me vlerë rreth 64 milionë dollarë – te biznesmeni rus Yuri Shefler, pronar i SPI Group, kompania mëmë e markës Stoli.

Pitt pretendon se Jolie ka shkelur një marrëveshje të mëparshme mes tyre, sipas së cilës asnjëri nuk duhej të shiste aksionin pa pëlqimin e tjetrit.

Sipas dokumenteve të siguruara nga DailyMail.com, Pitt ka dështuar të marrë në pyetje Alexey Oliynik, një përfaqësues i lartë i Stoli Group, për të cilin ai pohon se ka njohuri të drejtpërdrejta mbi negociatat mes Joliet dhe ekipit të saj.

Ai kërkon që Oliynik të dorëzojë komunikime që përfshijnë biseda me Angelina Jolie dhe ekipin e saj rreth shitjes së aksioneve.

Por Oliynik ka argumentuar se është rezident në Zvicër dhe nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në një proces ligjor që zhvillohet në Kaliforni.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gjykata ende nuk ka dhënë një vendim lidhur me këtë kërkesë.

Ndërkohë, një burim për UsWeekly është shprehur se kjo është një tjetër përpjekje e palës së paditur për të shmangur ndarjen e dokumenteve që do të mund të ndihmonin në zbardhjen e së vërtetës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Përplasja mes ish-çiftit është ashpërsuar edhe më shumë kohët e fundit, veçanërisht rreth çështjes së marrëveshjeve për mos-zbulim (NDA), të cilat janë bërë një pikë kyçe në procesin gjyqësor.

Në korrik të vitit të kaluar, Jolie i kishte bërë thirrje Pitt që të përfundonte betejën ligjore dhe të lejonin që familja të “shërohej”, por burime për DailyMail.com thanë se aktori nuk ka asnjë qëllim për ta tërhequr padinë.

Sipas tyre, Jolie e bëri këtë kërkesë vetëm pasi e kuptoi se rasti i saj nuk është aq i fortë sa kishte menduar. Një burim i afërt me situatën deklaroi: “Brad nuk do ta tërheqë këtë padi – pse do ta bënte? Kjo ka qenë një çështje e zakonshme biznesi, por për fat të keq Angelina ka futur vazhdimisht elemente personale që i përkasin një procesi divorci”.

Sipas dokumenteve të siguruara nga revista People në shkurt 2022, Jolie kishte shitur aksionin e saj te kompania Tenute del Mondo, pjesë e prodhuesit Stoli Group. Pitt ka pretenduar se kompania e mëparshme e investimeve e Joliet, Nouvel, i detyrohej kompanisë së tij, Mondo Bongo, të drejtën e refuzimit të parë.

Pas ndarjes, marrëdhënia e Pitt me fëmijët e tij dhe të Jolie është përkeqësuar dukshëm. Ata ndajnë gjashtë fëmijë: Maddox (23), Pax (21), Zahara (20), Shiloh (19), dhe binjakët Vivienne dhe Knox, që më 12 korrik mbushin 17 vjeç. Disa prej tyre kanë hequr mbiemrin “Pitt” nga emri i tyre – Zahara ishte e para, e pasuar nga Vivienne dhe më pas Shiloh. Sot, aktori thuhet se ka “thuajse asnjë kontakt” me fëmijët e rritur.

Angelina Jolie kishte paraqitur kërkesën për divorc në vitin 2019, pas pesë vjet martesë. Që atëherë, beteja e tyre ligjore ka vazhduar, me përballje të vazhdueshme që përfshijnë çështje pronësie, marrëveshje biznesi dhe kujdestari familjare. 

You Might Also Like

Prishja e miqësisë me Kiara Titon, Dojna Mema flet për herë të parë

U raportua se Sara Gjordeni dhe Bardhi janë ndarë, kjo është e vërteta

Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekord të shitjes

Prej 3 muajsh në burg në Dubai, Cllevio i Tik Tok pranon ekstradimin – Nis përballjen me ligjin në Shqipëri

Reagimi i Rita Orës kur në një emision i lëshohet kënga e Dua Lipës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Të dyshuarit për kontrabandë drogë i vënë flakën jahtit të tyre në brigjet spanjolle, ndërsa policia përpiqej të kapte një sasi të madhe kokaine
Next Article Pas 48 orësh kërkimesh, gjendet trupi i kapitenit Arben Anamali

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?