By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Brazili konfirmon vendimin për të ardhmen e Carlo Ancelottit pas eliminimit befasues nga Kupa e Botës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Brazili konfirmon vendimin për të ardhmen e Carlo Ancelottit pas eliminimit befasues nga Kupa e Botës
Sport

Brazili konfirmon vendimin për të ardhmen e Carlo Ancelottit pas eliminimit befasues nga Kupa e Botës

admin
Last updated: 06/07/2026 14:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Federata Braziliane e Futbollit ka konfirmuar se Carlo Ancelotti do të vazhdojë të jetë përzgjedhës i kombëtares, pavarësisht eliminimit të hershëm nga Kupa e Botës pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë në fazën e 1/16 së finales.

Sipas raportimeve të “Sky Sport Italia”, drejtori ekzekutiv i përfaqësueseve të Brazilit, Rodrigo Caetano, ka bërë të ditur se federata ka besim të plotë te tekniku italian dhe nuk ka në plan të bëjë ndryshime në stol.

Caetano theksoi se Brazili do të vazhdojë projektin afatgjatë deri në Kupën e Botës 2030, duke shmangur ndryshimet e shpeshta të trajnerëve.

“Brazili duhet të vazhdojë një cikël normal deri në Kupën e Botës 2030, me më shumë qetësi sesa ndryshimet e shpeshta të trajnerëve që kanë karakterizuar katër vitet e fundit”.

“Me trajnerin e konfirmuar për ciklin e ardhshëm, do të jemi në gjendje të fillojmë rindërtimin e ekipit në shtator. Pikërisht për këtë arsye, CBF do të bëjë të kundërtën e asaj që është bërë zakonisht. Federata tashmë ka fituar besim në punën e Ancelottit edhe para Kupës së Botës”, deklaroi Caetano.

Edhe vetë Ancelotti kishte bërë të ditur pas humbjes ndaj Norvegjisë se dëshiron të vazhdojë në krye të Brazilit, duke e cilësuar eliminimin si “fillimin e një cikli të ri” për pesë herë kampionët e botës.

Italiani ka kontratë me Brazilin deri në vitin 2030 dhe do të udhëheqë procesin e rindërtimit të Seleçaos në vitet e ardhshme./

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gruaja e Erdoganit pret bashkëshortet e liderëve në Samitin e NATO-s, organizon një drekë të veçantë
Next Article Agim Islami: “18 vite padrejtësi, edhe sa duhet të pres?”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?