By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Brenda një viti mbi 100 shkelje ligjore nga të miturit në Tetovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Brenda një viti mbi 100 shkelje ligjore nga të miturit në Tetovë
Maqedoni

Brenda një viti mbi 100 shkelje ligjore nga të miturit në Tetovë

admin
Last updated: 01/02/2025 15:49
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 1 shkurt – Mbi njëqind fëmijë janë regjistruar në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë gjatë vitit të kaluar, si shkelës të Ligjit, apo delikuent. Pjesa më e madhe e tyre, pra gjithsej 70, janë të regjistruar si përdorues të dhunës ose dhunës ndaj moshatarëve të tyre, njofton drejtoresha e Qendrës për punë Sociale në Tetovë, Magdalena Veselinoska. Veselinoska për herë të parë bëri publik numrat e fëmijëve delikuent e që në fakt rezultojnë shqetësues.

Qendra për Punë Sociale – Tetovë
30 fëmijë – kryerës të veprës penale dhunë
40 fëmijë – kryerës të veprës penale dhunë ndaj moshatarëve në shkollat fillore, që janë lajmëruar nga SPB Tetovë
15 fëmijë nuk ndjekin rregullisht procesin edukativo arsimor
8 fëmijë – kryerës të veprës penale vjedhje
3 fëmijë – kryerës të veprës penale vjedhje e rëndë
5 fëmijë – përdorues të lëndëve narkotike
3 fëmijë – kryerës të veprës penale lëndime trupore

30 fëmijë – dhunë
40 fëmijë – dhunë ndaj moshatarëve
15 fëmijë – s’ndjekin mësimin
8 fëmijë – vjedhje
3 fëmijë – vjedhje e rëndë
5 fëmijë – lëndë narkotike
3 fëmijë – lëndime trupore

Psikologët rekomandojnë bashkëpunim më të madh prind fëmijë dhe bisedim me fëmijët për sfidat e adoleshencës.

“Më tepër duhet të fillojë nga baza, pra familja, ku duhet sa më shumë të promovohen vlerat e respektit tolerancës paqes, sepse çdo person agresiv i ka këto. Edukimi i sjelljes pro sociale zhvillimi i empatisë tek të rinjtë pra sërish them fillimi baza është familja pastaj edhe shkolla. Familja duhet të jetë një shembull i etikës, tolerancës, dhe duhet patjetër të bëhen trajnime edhe me prindërit sepse prindi është kryesori që duhet ta ndjekë fëmijën e vet dhe pastaj vjen kujdestari i klasës, sa më tepër të ketë kontakte mes prindërve mësimdhënësve dhe pedagogut të shkollës”, tha Nora Kasa – Vejseli, Psikologe.

Nga Këshilli për parandalimin e delikuencës së fëmijëve në kuadër të Komunës së Tetovës, në planin e tyre për këtë vit, kanë vendosur që theksin ta vënë më tepër tek bullizimi, dhe rreziqet nga lojërat në TikTok.

“Është karakteristikë e delikuencës së fëmijëve që t’i shohim më shpesh në vjedhje grabitja dhe forma të ndryshme të dhunës si rrahje apo pjesëmarrje në rrahje, por që fatkeqësisht ekziston një numër i caktuar i të miturve që kanë të bëjnë me këto vepra penale si narkomania dhe mundësimi i përdorimit të narkotikëve dhe shitja e të njëjtave. Sfidat e fundit që ishin të përhapura në gjithë botën prekën edhe fëmijët e komunës sonë, andaj kemi vendosur edhe fokusin në programin tonë të këtij viti që të punojmë në këto tema për vetëdijesimin e të rinjve për efektet e ndryshme që sjellin proklamimet e këtyre sfidave në rrjetet sociale, andaj nga muaji i ardhshëm planifikojmë veprim edhe me nxënësit e fillores edhe të mesmet, por gjithnjë në bashkëpunim me profesionistët e lëmisë dhe me prindërit”, tha Blerta Ahmeti, Kryetare e Këshillit për Parandalimin e Delikuencës së të rinjëve.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës thonë se po punojnë vazhdimisht me shkollat dhe mbahen shpesh leksione mbi parandalimin, ndërsa paralajmërojnë shtim të kontrolleve nëpër autobusë.

“Kohëve të fundit kemi shtuar kontrollet nëpër automjetet që kryejnë transport publik të nxënësve që i dërgojnë e kthejnë nëpër shkolla. Nxënësit e dyshuar kontrollohen që të shihet se çka mbajnë nëpër çantat e tyre, se në mos në vend të librave mbajnë gjëra që janë të ndaluara siç janë armët apo mjetet e mprehta që në të ardhmen të mos vjen deri tek pasojat më të rënda gjatë konflikteve. SPB do vazhdojë po ashtu edhe më tej me ligjëratat dhe projektet e ndryshme parandaluese me nxënësit me qëllim rritjen e vetëdijes tek të miturit që të largohen nga këto shprehi devijonte”, u shpreh Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

Psikologët por edhe institucionet gjegjëse rekomandojnë funksionim më të mirë të trekëndëshit shkollë prind nxënës. Disa thonë se një numër shqetësues i prindërve, nuk shfaqin aspak interesim për fëmijët e tyre në shkolla.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Akil Gjakova në finale
Next Article Ministria e Drejtësisë vazhdon të punojë në ndryshimet e ligjit për Këshillin Gjyqësor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?