By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Brutalisti dhe e vërteta mbi luftën e nazistëve kundër arkitektëve “të degjeneruar”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Brutalisti dhe e vërteta mbi luftën e nazistëve kundër arkitektëve “të degjeneruar”
Kulturë

Brutalisti dhe e vërteta mbi luftën e nazistëve kundër arkitektëve “të degjeneruar”

admin
Last updated: 29/01/2025 15:14
By admin 11 Min Read
Share
SHARE

Nga: Alexander Larman / The Daily Telegraph
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Kush është László Tóth? Heroi i kryeveprës së Brady Corbetit, Brutalisti [The Brutalist] – i luajtur nga Adrien Brody në një interpretim tejet prekës – është një arkitekt hungarez i cili mbijetoi Holokaustin dhe u arratis në Shtetet e Bashkuara në vitin 1947. Atje, ai rekrutohet nga plutokrati i këndshëm, por i rrezikshëm, Harrison Van Buren (i luajtur nga Guy Pearce), për të punuar në një projekt shumë ambicioz modernist. Epika madhështore e Corbetit – e realizuar me një buxhet befasues prej vetëm 10 milionë dollarësh dhe nominuar për 10 çmime Oscar – është aq bindëse saqë shumë shikues do të largohen nga kinemaja duke pyetur veten se si mund ta kenë humbur historinë e këtij gjeniu emigrant të luajtur nga Brody. Pse ai nuk është më i njohur?

Epo, ja ku është kleçka – Tóth nuk ka ekzistuar kurrë. Brutalisti nuk është film biografik, por në fakt një parabolë mbi marrëdhënien midis ambicies, parave dhe talentit. Megjithatë, Corbeti ka thënë se personazhi i Tóthit është bazuar në disa figura të vërteta historike të cilat, secila në mënyrën e saj, ndikuan thellësisht në formën – dhe horizontin – e Amerikës së shekullit XX, ashtu siç bën edhe Tóthi te Brutalisti. Dhe, si në rastin e Tóthit, disa prej tyre u ndëshkuan nga regjimi nazist i cili nuk i kundërshtonte vetëm si individë, por edhe për vizionin arkitekturor që ata përfaqësonin.

Njëri prej tyre ishte modernisti hungarezo-gjerman Marcel Breuer. Ka shumë ngjashmëri të dukshme mes Breuerit dhe Tóthit – të dy janë hebrenj, lindën rreth të njëjtës periudhë (Breuer lindi në vitin 1902) dhe të dy emigruan në Shtetet e Bashkuara për të krijuar vepra në stilin arkitekturor të njohur si Brutalizëm. Ky ishte një formë dizajni që përdorte beton, tulla dhe çelik të papërpunuar e të ekspozuar për të krijuar ndërtesa mbresëlënëse, shpesh me funksion publik.

Brutalizmi e mori emrin nga shprehjet franceze béton brut dhe art brut – që do të thotë “beton i papërpunuar” dhe “art i papërpunuar”. Është menduar të jetë sfidues dhe shpesh është kritikuar nga figurat më konservatore të arkitekturës dhe të dizajnit për ftohtësinë dhe për mungesën e estetikës tradicionale. Por, në kulmin e tij, brutalizmi nuk i ngjante asnjë forme tjetër arti të shekullit XX, duke kombinuar dizajnin interesant me funksionalitetin e dobishëm. Ai pasqyronte epokën e post-bombës atomike në të cilën njerëzimi tashmë jetonte – të zhveshur nga sentimentalizmi dhe komforti i rremë.

Ashtu si në filmin e Corbetit, Brutalizmi u përqafua nga arkitektët me origjinë nga Evropa Lindore, përfshirë Breuerin, Ernő Goldfingerin dhe Louis Kahnin, të cilët të gjithë arritën sukses të madh. Ndër veprat më të njohura të Breuerit janë Qendra e Trashëgimisë Botërore në Paris dhe një galeri e madhe e artit modernist brutalist, e njohur sot si Ndërtesa Breuer [945 Madison Avenue]. Ndërkohë, Goldfingeri jo vetëm që projektoi Kullën ikonike Trelik [Trellick Tower] në Londrën Perëndimore, por ai gjithashtu u pavdekësua si një nga armiqtë e James Bondit të Ian Flemingut, i cili ishte i zemëruar pasi Goldfingeri rrënoi disa shtëpi gjeorgjiane në Hampsted për të ndërtuar shtëpinë e tij në Rrugën “Uilou” [2 Willow Road]. Arkitekti kërcënoi se do të padiste, por më në fund u qetësua me gjashtë kopje falas të romanit që mbante emrin e tij.

Ernő Goldfinger dhe gruaja e tij Ursula në Londër më 1968 (foto: Paul Armiger)

Të dy, si Goldfingeri ashtu edhe Breueri, ishin të lidhur me lëvizjen Bauhaus: një shkollë vizionare e artit dhe me ndikim, e themeluar nga arkitekti Walter Gropius dhe që më vonë do të bëhej sinonim i shumë parimeve të Brutalizmit. Megjithëse Bauhausi zgjati vetëm katërmbëdhjetë vjet, nga viti 1919 deri në 1933, ideja e Gropiusit për Gesamtkunstwerk-un, ose për “vepër të plotë arti”, pati një ndikim të jashtëzakonshëm. Koncepti i tij ishte të bashkonte artin, arkitekturën dhe dizajnin në një harmoni të plotë dhe të unifikonte forma të ndryshme arti nën një platformë moderniste dhe progresive.

Filozofia e Tóthit te Brutalisti shkon një hap më tej. Pasi ka përjetuar tmerret e Holokaustit, ai dëshiron ta zgjojë njerëzimin ndaj fuqisë së arkitekturës, për të ngjallur ndjenja dhe përvoja në mënyrë monumentale: prandaj, ai përdori betonin jo vetëm si material ndërtimi, por edhe si mjet dizajni.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Fatkeqësisht për Gropiusin, Breuerin dhe për pasardhësit e tyre Hannes Meyer dhe Ludwig Mies van der Rohe, lëvizja Bauhaus shpejt ra nën shënjestrën e regjimit nazist që shihte me dyshim çdo gjë që dukej e lidhur me komunizmin, hebraizmin apo – edhe më keq – me “artin e degjeneruar”. Ky përshkrim përçmues u përdor për herë të parë nga shkrimtari Max Nordau (për ironi, vetë ishte hebre), i cili në fund të shekullit XIX propozoi se arti modern po bëhej regresiv në aspektin social dhe intelektual, dhe se duhej zëvendësuar me art tradicional dhe patriotik që lartësonte virtytet e popullit gjerman.

Marcel Breuer në vitet ’50 të shekullit XX (Getty)

Idetë e Nordaut u injoruan gjatë Luftës së Parë Botërore dhe viteve pasuese të Republikës së Vajmarit. Por, kur nazistët erdhën në pushtet në fillim të viteve ’30 të shekullit XX, teoritë e tij u përqafuan dhe u zgjeruan nga teoricieni Alfred Rosenberg. Jo vetëm që Rosenbergu propagandoi idenë ariane të superioritetit racor, por ai shkroi edhe një libër në vitin 1933, Miti i shekullit XX [The Myth of the Twentieth Century], ku sugjeronte se rënia e popujve gjermanë ishte shkaktuar nga ndikimet semite dhe nga arti i degjeneruar.

Megjithëse libri i Rosenbergut ishte intelektualisht dhe filozofikisht i pavlefshëm, ai pati një ndikim të madh te nazistët dhe ideologjia e tyre. Gropiusi dhe vizionarët e tjerë tani ishin në rrezik. Të vetëdijshëm se nuk kishin më të ardhme në Gjermani, Breueri dhe Gropiusi u larguan nga vendi. Ata ishin me fat që ishin njerëz të suksesshëm dhe me mundësi, ndryshe nga rasti i Tóthit i cili përshkruhet si një refugjat i varfër.

- Advertisement -
Ad imageAd image
Adolf Hitleri duke inspektuar “artin e degjeneruar” në një ekspozitë të vitit 1935

Disa të tjerë nuk patën aq fat. Artisti Otto Dix – pikturat e të cilit mbi Luftën e Parë Botërore, Istikami dhe Të gjymtuarit e luftës ofronin një pasqyrim të pamëshirshëm dhe pa sentimentalizëm të vuajtjes – e pa veprën e tij të përfshirë në një ekspozitë të sponsorizuar nga shteti nazist, Entartete Kunst ose “Arti i Degjeneruar”, me një etiketë që shpallte atë si “një fyerje ndaj heronjve gjermanë të Luftës së Madhe”.

Kjo ekspozitë u organizua nga piktori Adolf Ziegler, nën kujdesin e Partisë Naziste, dhe fillimisht u mbajt në Munih nga korriku deri në nëntor të vitit 1937, përpara se ekspozitat e ngjashme të mbaheshin në qytetet si Berlini, Salsburgu dhe Lajpcigu. Qëllimi i saj ishte t’i tregonte popullit gjerman se sa jopatriotike dhe poshtëruese ishte pjesa më e madhe e artit të prodhuar para ardhjes së Hitlerit në pushtet: Goebbelsi vuri në dukje se synimi ishte të paraqitej “epoka e degradimit … në mënyrë që njerëzit ta shihnin dhe ta kuptonin”.

Arkitekti Louis Kahn më 1966 (Alamy)

Po të kishte qenë hebre, Otto Dixi ndoshta do të kishte pasur të njëjtin fat si piktori dhe skulptori Otto Freundlich, skulptura e të cilit Njeriu i Ri [Der Neue Mensch] u përdor për të ilustruar kopertinën e katalogut të ekspozitës Arti i Degjeneruar. Freundlich ishte një figurë novatore që organizoi ekspozitën e parë të veprave të lëvizjes Dada në Këln, në vitin 1919, dhe veprat e tij kubiste mund të jenë konsideruar si përgjigjja gjermane ndaj mikut të tij, Picassos.

Por, regjimi nazist ishte i pamëshirshëm dhe i paepur. Megjithëse Freundlichu arriti të arratisej në Francë, ku Piccaso përdori ndikimin e tij për ta liruar nga burgosja nga regjimi i Vishit, fati i tij mori fund në vitin 1943 kur ai u arrestua dhe u deportua në kampin e përqendrimit Majdanek. Si artist 64-vjeçar, ai nuk ishte i përshtatshëm për punë të rëndë fizike dhe u ekzekutua ditën që mbërriti atje.

Skenë nga filmi Brutalisti

Saga e László Tóthit, siç përshkruhet te Brutalisti, mund të jetë fiktive. Por, një nga meritat më të mëdha të Corbetit është se filmi i tij, në mënyrë të tërthortë, nderon jetën e Breuerit, Gropiusit, Kahnit dhe të burrave të tjerë të shkëlqyer që arritën t’u shpëtonin tmerreve dhe injorancës së regjimit nazist, për të rindërtuar jetën dhe karrierën e tyre në vende më të hapura ndaj talentit të tyre.

Figurat reale që frymëzuan personazhin e Tóthit dhanë një kontribut të paçmueshëm në jetën publike amerikane (dhe britanike), duke bërë gjithçka, që nga projektimi i ndërtesave madhështore dhe deri te ndihma për të fituar garën hapësinore. Guximi dhe gjenialiteti i tyre do të jetojnë për aq kohë sa veprat e tyre të mbeten në këmbë.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gazetari i NBC-së përplaset verbalisht me sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, shkak urdhri për dëbim masiv dhe ngrirja e granteve
Next Article Marrëveshja me Seskon dështon, Arsenali ka dy alternativa të tjera për sulmin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?