By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Buja reagon rreth debatit për vrasjet e pasluftës: Të mos ua vështirësojmë betejën ish-krerëve të UÇK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Buja reagon rreth debatit për vrasjet e pasluftës: Të mos ua vështirësojmë betejën ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë

Buja reagon rreth debatit për vrasjet e pasluftës: Të mos ua vështirësojmë betejën ish-krerëve të UÇK-së

admin
Last updated: 28/11/2026 14:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 nëntor, Argument – Ish-komandanti i Zonës së Nerodimës, Shukri Buja, ka reaguar lidhur me debatet e fundit publike për vrasjet e pasluftës në Kosovë, duke kërkuar kujdes në deklarimet publike në kohën kur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Në një reagim publik, ai ka ngritur pyetje se kujt po i shërben ky debat dhe pse po zhvillohet pikërisht në këtë periudhë.

“Ky debat po zhvillohet pikërisht në një kohë tejet të ndjeshme, kur mbrojtja e udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të UÇK-së po përgatitet për sfidimin e akuzave dhe të pretendimit për një të ashtuquajtur ‘Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale’”, shkroi ai në Facebook.

Buja ka ngritur disa dilema lidhur me debatet dhe deklaratat e fundit publike.

“Kujt po i shërben ky debat? Nga kush po nxitet? Pse pikërisht tani? Dhe çfarë synohet të arrihet përmes këtyre deklaratave dhe përplasjeve publike?”, ka shkruar ai.

Në fund, ish-komandanti ka bërë thirrje për mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar që debatet publike të mos ua vështirësojnë procesin.

“Sot bashkëluftëtarët tanë kanë nevojë për mbështetjen tonë. Le të jemi krah tyre, jo barrë mbi supet e tyre, sepse nëse nuk mund t’i ndihmojmë, të paktën të mos ua vështirësojmë betejën!”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Gjurmët e Solidaritetit”, nga Kuvendi te “Heroinat” në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale
Next Article Mesazh nga Kuvendi, Kadrijaj për krerët e UÇK-së: Gëzuar 28 Nëntorin!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?