By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bullgaria do të ndaj nga 10 000 euro për familjarët e viktimave të Besa Transit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bullgaria do të ndaj nga 10 000 euro për familjarët e viktimave të Besa Transit
Maqedoni

Bullgaria do të ndaj nga 10 000 euro për familjarët e viktimave të Besa Transit

admin
Last updated: 09/01/2025 19:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sofje, 9 janar – Nga 10 000 euro dëmshpërbim për secilën familje të viktimave të Besa Transit, do ta paguaj shteti bullgar. Gjykata e Qarkut në Pernik, ka vendosur se Agjensia për infrastrukturë rrugore e Bullgarisë është fajtore pjesërisht ose 10% për aksidentin e Besa Transit, në të cilin humbën jetën 45 persona. Palët kanë të drejtë ankese për këtë vendim para Gjykatës së Apelit në Sofje në afat prej dy javësh, që nga momenti i dorëzimit së vendimit.

Gjithashtu, pranohen rrethanat se për atë pjesë të rrugës nuk është miratuar akti 16 për autostrada dhe për këtë ka status të rrugës së shpejtë, sepse rruga ishte lëshuar për komunikacion në vitin 2007 në fazën e aktit 15. Kurse shoferi e kishte vozitur autobusin me 106 kilometra në orë, që është shpejtësia maksimale në atë pjesë të rrugës prej 120 kilometrave.

“Gjatë projektimit të rrugës së shpejtë nuk ishin respektuar karakteristikat gjeometrike. Pjerrësia tërthore e projektuar e kthesës korrespondon me shpejtësi prej 90 kilometrash në orë, por nuk ka asnjë shenjë rrugore të instaluar në vendet e kërkuara të shpejtësisë”.

Në vendim, përmenden edhe shkaqet se si ka ardhur deri te fatkeqësaia.

“Shoferi e ka humbur orientimin, më pas e ka humbur kontrollin e drejtimit të autobusit brenda korsisë së duhur, më pas ka kthyer djathtas, ka goditur bankinën e djathtë mbrojtëse në drejtim të trafikut, më pas bankinën e majtë mbrojtëse, e cila ka çuar në deformim të plotë të automjetit, duke ngecur mes dy bankinave të majta mbrojtëse dhe ka ardhur deri në vetëshpërthim të zjarrit”.

Në gusht të vitit 2022 familjarët e viktimave parashtruan kërkesë për dëmshpërblim prej 750 mijë eurove kundër Agjensia për infrastrukturë rrugore dhe Asociacionit Bullgar të Sigurimit të Veturave.

Më 23 nëntor 2021 autobusi i Besa Transit që po kthehej me udhëtarë nga ekskursioni në Stamboll, në Bullgari u aksidentu dhe i doli flaka. E si pasoj humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë të tjerë u lënduan. Për këtë fatkeqësi denim me burg mori pronari i Besa Transit, vetëm 1 vjet e tetë muaj. Ndërsa kompania me 800.000 denarë. Gjatë gjykimit dhe hetimeve faji më i madh u hodh tek shoferi, i cili poashtu ndërroi jetë gjatë aksidentit.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article TikTok në prag të një vendimi të rëndësishëm në SHBA
Next Article BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Republikës Srbska

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?