By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bulliqi ngushëllon familjen Matarova pas vdekjes së dy vëllezërve në aksidentin në Surkish
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Bulliqi ngushëllon familjen Matarova pas vdekjes së dy vëllezërve në aksidentin në Surkish
Kosovë

Bulliqi ngushëllon familjen Matarova pas vdekjes së dy vëllezërve në aksidentin në Surkish

admin
Last updated: 17/08/2026 15:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllime për familjen Matarova pas vdekjes së dy vëllezërve, Bujar dhe Hajdar Matarova, në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Surkish.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka shprehur dhimbjen për rastin dhe u ka përcjellë ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve të viktimave.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve, Bujar dhe Hajdar Matarova”, ka shkruar Bulliqi.

“Në këto momente të rënda u shprehi ngushëllime familjes Matarova, miqve dhe të afërmve. U prehshin në paqe dhe qofshin të parajsës!”, ka shtuar ai.

Sipas Policisë, një vozitës mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar një veturë me targa të huaja, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një automjet tjetër të drejtuar nga një mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, vozitësi dhe pasagjeri që ndodheshin në veturën me targa të huaja kanë vdekur.

Vozitësi i veturës tjetër, pas marrjes së tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pensionistët në shtator pritet të përfitojnë një rritje të re të pensioneve
Next Article Shpend Suma dhe Mirsad Memeti në mesin e nënoficerëve të avancuar në kuadër të Armatës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?