Një burrë nga Michigani i cili luajti të njëjtin grup numrash në lotari për katër vjet, zbuloi se këmbëngulja e tij u shpërblye me 1.3 milionë dollarë.
Burri 54-vjeçar i Wayne County bleu një biletë nga Lotto 47 me numrat 04-08-17-28-36-43, përcjell Telegrafi.
“Kam luajtur këtë grup numrash për katër vjet”, tha ai.
Dhe shifrat e tij më në fund u shpërblyen me një xhekpot prej 1.3 milionë dollarësh.
“Unë skanova biletën time në aplikacionin e lotarisë dhe pashë numrat të fluturonin dhe mendova se kjo është një ëndërr e bërë realitet”shtoi ai.
“Fitorja është një ndjenjë e mrekullueshme dhe më jep mua dhe familjes time liri financiare”, vazhdoi fituesi.