Shkup, 14 shkurt – Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi bashkë me ministrin Toshkovski sot kanë pritur në takim ambasadoren gjermane, Petra Drexler
Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot mirëpritëm ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler.
Gjatë këtij takimi, ambasadoren Drexler e njoftuam për rolin dhe përgjegjësinë në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme dhe në këtë drejtim i prezantuam edhe prioritetet për arritjen e qëllimit të përbashkët – zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Ambasadorja Drexler shprehu falënderimet e saj sa i përket bashkëpunimit të suksesshëm mes ministrive të brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë dhe për projektet të cilat tashmë kanë rezultuar të suksesshme, duke vënë theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e sigurisë kibernetike, veçanërisht gjatë proceseve zgjedhore që pasojnë.
Të gjithë bashkë u pajtuam se bashkëpunimi mes ministrive të brendshme duhet të intensifikohet, veçanërisht sa i përket luftës kundër krimit të organizuar.