Kuvendi i Shqipërisë pritet të diskutojë në një seancë maratonë dy ditore buxhetin e vitit 2025. Seanca është parashikuar të nisë sot në orën 10:00, ndërsa votimi do të bëhet të martën pasdite.
Vitin e ardhshëm, buxheti pritet që të jetë në shifrën e 8.2 miliardë lekëve, duke kapur kështu edhe shifrën më të lartë në historinë e vendit dhe që do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave.
Në opinionin e saj Banka e Shqipërisë gjatë miratimit në parim të buxhetit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, e konsideron realist, por identifikon sektorët më problematikë që kërkojnë vëmendje të shtuar duke nisur nga kontratat e Partneritetit Publik Privat, planin e investimeve, por edhe skemën e pensioneve.
Në orarin e votimit, opozita ka paralajmëruar një protestë, që ka për qëllim të ndalojë miratimin e buxhetit.
