By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bytyqi kandidat i përbashkët për president, Kovaçevski: Secili që plotëson kriteret mund të propozohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bytyqi kandidat i përbashkët për president, Kovaçevski: Secili që plotëson kriteret mund të propozohet
Maqedoni

Bytyqi kandidat i përbashkët për president, Kovaçevski: Secili që plotëson kriteret mund të propozohet

admin
Last updated: 10/02/2024 16:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 shkurt – Shkup, 10 shkurt – Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, duke komentuar sot deklaratën e zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi se do të pranonte të jetë kandidat i përbashkët për president të vendit, theksoi se kjo dëshmon se LSDM-ja është në nivel jashtëzakonisht demokratik dhe secili që plotëson kriteret konform rregullores mund të propozohet.

“Ajo që thotë nënkryetari i partisë Bytyqi është absolutisht në korrelacion me atë që e them, ajo është se kjo procedurë në partinë tonë është në nivel jashtëzakonisht të lartë demokratik. Mund të propozohet kushdo që plotëson kriteret konform rregullave dhe kandidaturën dhe ambicien e secilit, kapacitetin dhe potencialin e secilit dhe natyrisht do të merren parasysh nga Këshilli qendror dhe ekzekutiv i partisë”, ka thënë Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e partisë Socialdemokrate të Gjermanisë Lars Klingbeil në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.

Kovaçevski shton se do të nominohet kandidat për president ai i cili do të vazhdojë të bëjë atë që bën Qeveria, kjo është që të vazhdojë integrimin evropian të vendit. Ndryshe, dje zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi në intervistën për Alsat-M në pyetjen nëse do të pranonte të jetë kandidat për president, tha se do ta pranonte një ofertë të tillë nëse kërkohet kandidat konsensual.

Lidhur me informacionet se Bujar Osmani kinse do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar, Kovaçevski tha se çdo parti politike ka të drejtë legjitime të propozojë kandidat për president. “Çdo parti politike ka të drejtën e saj legjitime të nominojë kandidat për president. Çdo koalicion politik ka të drejtë legjitime të kandidojë dhe çdo individ ka të drejtë legjitime të kandidojë për president për çdo funksion tjetër”, ka thënë Kovaçevski.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri grek informoi se pasaportat e Maqedonisë nuk janë më të vlefshme nga e hëna
Next Article Rritet numri i nxënësve të cilët kërkojnë fletëshpërngulje nga shkollat e Tetovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?