By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bytyqi në “Forumin e Biznesit Kapaonik”: Përmes bashkëpunimit rajonal drejt rritjes së konkurencës të ekonomive vendore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bytyqi në “Forumin e Biznesit Kapaonik”: Përmes bashkëpunimit rajonal drejt rritjes së konkurencës të ekonomive vendore
Maqedoni

Bytyqi në “Forumin e Biznesit Kapaonik”: Përmes bashkëpunimit rajonal drejt rritjes së konkurencës të ekonomive vendore

admin
Last updated: 04/03/2024 20:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 mars – Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonmoike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi sot mori pjesë në “Forumin e Biznesit Kapaonik”, i cili mbahet në Serbi, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Bytyqi foli në panelin me temë “Ballkani Perëndimor: Bashkëpunimi Ekonomik Rajonal”. Ai theksoi se bashkëpunimi i ndërsjellë dhe krijimi i ndërvarësisë së fortë ekonomike, në vend të varësisë, në rajon është rruga e cila gjithë Ballkanin Perëndimor do ta çojë drejt prosperitetit, rritjes, zhvillimit dhe rrezistencës së ekonomisë, megjithatë duke theksuar se në këtë mënyrë do të lehtësohet edhe përfshirja në tregun e vetëm evropian.

“Konkurrenca rajonale, kundrejt konkurrencës rajonale është zgjedhja jonë. Nismat rajonale duhet t’i pranojmë si mundësi për lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rritjes së konkurrencës të ekonomive tona”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Duke folur për sfidat e imponuara nga konteksti gjeopolitik, ai u kthye edhe në nevojën e “near shoring” te kompanitë që përballen me ndërprerje në zinxhirin e furnizimit.

“Sidomos në këtë periudhë  pas krizës near-shoring-i, është një mësim i qartë dhe i mësuar të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor menjëherë duhet ta aplikojnë dhe të përdorim afërsinë tonë deri në qendrat evropiane, të shndërrohemi në hapësirë ekonomike në të cilën realizohen investime të reja, të cilat do sjellin vlerë të shtuar”, tha Bytyqi.

Ai iu referua edhe politikave ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për forcimin e konkurrencës së ekonomisë, ndërsa foli edhe për Ligjin për mbështetje financiare të investimeve.

“Njejtë i trajtojmë kompanitë vendase dhe të huaja, i ndihmojmë në mënyrë aktive që të jenë më konkurruese, të ndërtojnë kapacitete për të përmbushur standardet e larta në industri të ndryshme. Ne kemi shifra të konsiderueshme, vetëm përmes këtij ligji kemi mbështetur 919 kompani me rreth 100 milionë euro, të cilat kanë investuar rreth 500 milionë euro në ekonominë tonë. Në këtë mënyrë krijojmë një ekonomi konkurruese brenda vendit dhe krijojmë vlerë të shtuar”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

You Might Also Like

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë

Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike

PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë

Qeveria i hap rrugë hulumtimit të antimonit në Kriva Pallankë, kompani australiane investon 5 milionë dollarë

Ligji i ri kundër duhanit ndez debat/ Bizneset paralajmërojnë humbje dhe kolaps financiar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Program kombëtar i domosdoshëm për parandalimin e obezitetit, në vendin tonë nuk ka ende një regjistër për sëmundjen E66
Next Article Petrovska në inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?