By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bytyqi – Smith: Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe potencial të madh për zhvillim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bytyqi – Smith: Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe potencial të madh për zhvillim
Maqedoni

Bytyqi – Smith: Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe potencial të madh për zhvillim

admin
Last updated: 22/02/2024 11:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ka takuar zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Xhulia Smith. Në takim, bashkëbiseduesit theksuan lidhjet e shkëlqyera ekonomike që ekzistojnë mes dy vendeve, gjë e cila njihet edhe nga interesimi i shprehur së fundmi i dy kompanive nga Mbretëria e Bashkuar për realizimin e projekteve strategjike në Maqedoninë e Veriut, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi e njoftoi zëvendësambasadoren Smith për procedurat ligjore rreth realizimit të investimeve strategjike, ndërsa theksoi se njëra nga këto dy investime ka hyrë në procedurë parlamentare, ndërsa tjetra është në vendimmarrje. Në takim u përmend kompania më e madhe në vend për sa i përket të ardhurave, “Johnson Matty”, përvoja pozitive e së cilës mund të shërbejë si shembull për kompanitë e tjera nga Mbretëria e Bashkuar që ta njohin Maqedoninë e Veriut si vend për zgjerimin e aktiviteteve të tyre afariste.

“U nënvizua rëndësia e vazhdimit të avancimit të marrëdhënieve të shkëlqyera politike mes dy vendeve, duke u vënë në dukje edhe përfitimet reciproke që burojnë prej tyre. Të dyja palët theksuan gjithashtu nevojën e bashkëpunimit dhe dialogut të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur sfidave të përbashkëta gjeopolitike dhe për të përfituar nga mundësitë e reja. Në këtë kontekst, u diskutua edhe për samitin e ardhshëm të BERZH-it, i cili do të mbahet në Londër në fillim të javës së ardhshme, ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Bytyqi, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Gjithashtu, u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëbiseduesit vlerësuan se kjo është shprehje e përkushtimit për nxitjen e lidhjeve më të ngushta ndërmjet vendeve të rajonit, promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe zëvendësambasadorja Smith shprehën optimizëm për trajektoren e ardhshme të marrëdhënieve dypalëshe dhe rikonfirmuan angazhimin e tyre për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sfera të ndryshme. 

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Anulohet seanca e Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike për ligjet për projekte strategjike në energjetikë
Next Article Arrestohen dy vjedhës në Prilep, kapen në flagrancë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?