By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bytyqi: Turp për Qeverinë, punëtorët dhe pensionistët nuk janë fajtorë për shtrenjtimet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bytyqi: Turp për Qeverinë, punëtorët dhe pensionistët nuk janë fajtorë për shtrenjtimet
Maqedoni

Bytyqi: Turp për Qeverinë, punëtorët dhe pensionistët nuk janë fajtorë për shtrenjtimet

admin
Last updated: 12/08/2025 13:03
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Në një kohë kur çmimet e produkteve bazë dhe shpenzimet e jetesës po rriten pandalë, kryeministri Hristijan Mickoski po shpërndan tezën se inflacioni është pasojë e rritjes së pagave dhe pensioneve. Kjo nuk është e vërtetë. Ky është një manovër për ta zhvendosur fajin për gjendjen ekonomike te punëtorët dhe pensionistët, dhe jo te arsyet e vërteta.

Të dhënat e konfirmojnë këtë.

Nëse shohim të dhënat e fundit statistikore për krahasimin mes pagës mesatare dhe shportës konsumatore, do të shohim se shpenzimet rriten dyfish më shpejt se rritja e pagës. Vlera e shportës sindikale është rritur nga 61.855 denarë në mars në 63.908 denarë në maj, pra për tre muaj kemi një rritje prej 2.053 denarësh. Në të njëjtën periudhë, paga mesatare neto është rritur nga 44.763 denarë në 45.796 denarë, pra për tre muaj është rritur vetëm me 1.033 denarë.

Nëse shohim edhe shifrat më të reja, dallimi bëhet edhe më i dukshëm. Në qershor shporta arriti në 64.698 denarë, ndërsa në korrik në 65.328 denarë, që do të thotë një rritje shtesë prej 1.420 denarësh vetëm për dy muaj. Për të njëjtën periudhë nuk ka të dhëna për pagën mesatare, por trendi i muajve të mëparshëm tregon qartë se rritja e pagave është shumë më e ngadaltë se rritja e shpenzimeve. Fuqia reale blerëse e qytetarëve po bie. Pretendimi se pagat po e shtyjnë inflacionin është ekonomikisht i paqëndrueshëm.

Kryeministri flet edhe për pensionet si arsye e shtrenjtimit, por faktet e kundërshtojnë këtë. Në mars pati një rritje të vetme, lineare, prej 2.500 denarësh. Por kjo nuk u bë trend. Në prill pensioni mesatar ra në 26.163 denarë, në maj ishte 26.157, ndërsa në qershor mezi u rikthye në 26.207 denarë. Pensionistët vazhdojnë të jetojnë në kufirin e ekzistencës. Të ardhurat e tyre mezi mbulojnë shpenzimet bazë. Akuzimi se ata po shkaktojnë inflacionin është ekonomikisht dhe moralisht i gabuar.

Të nderuar,

Hendeku mes të ardhurave dhe shpenzimeve bëhet edhe më i dukshëm kur shihen treguesit e tjerë të çmimeve.

Indeksi i shpenzimeve të jetesës në korrik është 4,8% më i lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është 5,3% më i lartë. Vetëm një muaj më herët, këto norma ishin më të ulëta – përkatësisht 4,5% dhe 3,7% – që do të thotë se çmimet po përshpejtohen dhe kjo po ndodh pa rritje të të ardhurave.

Trendi i përshpejtimit të çmimeve shihet edhe më qartë te produktet bazë bujqësore, ku shtrenjtimet janë më të theksuara dhe ndikojnë drejtpërdrejt në standardin e jetesës.

Në qershor, çmimet e prodhimeve bimore u rritën me 22,2%, ndërsa ato blegtorale me 6,9%. Te disa produkte rritja është edhe më dramatike: patatja është shtrenjtuar me 56,7%, drithërat dhe orizi me 25,5%, perimet me 23,9%, ndërsa frutat dhe rrushi me 15,4%.

Këto shifra janë shumë larg efektit të rritjes së pagave dhe pensioneve – ato janë rezultat i tregjeve të paqëndrueshme, kostove të larta hyrëse dhe formimit spekulativ të çmimeve.

Qeveria mbështetet në improvizim dhe propagandë. Në vend që në mënyrë sistematike të zbatojë Ligjin për praktikat e padrejta tregtare, i cili mund t’i ulë çmimet deri në 30% përmes sanksionimit të fitimeve të padrejta, ajo merret me marketing politik.

Gjendja në industri e konfirmon këtë: në qershor ka pasur rritje vetëm prej 0,5%, që do të thotë se ekonomia nuk është “mbinxehur” nga kërkesa.

Në sektorin e energjetikës, varësia nga importi ndikon më tej në çmime. Në maj, importi i energjisë elektrike u rrit me 25,9%, ndërsa eksporti me 11,1%. Kjo tregon se faktorët energjetikë janë ndër arsyet që kontribuojnë në rritjen e çmimeve – dhe jo rritja e pagave dhe pensioneve.

Paga minimale që nga marsi është 24.379 denarë, e përcaktuar njëanshëm, pa sindikata dhe pa dialog social. Rritja prej 1.800 denarësh u bë si vendim politik, e jo si pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse për përmirësimin e standardit të jetesës. Sot, për të mbuluar shportën sindikale të korrikut, nevojiten gati 2,7 paga minimale. Edhe dy të punësuar me pagë minimale në një familje përsëri nuk do të kenë mjaftueshëm për shpenzimet mujore.

Të nderuar,

Çmimet në Maqedoni nuk rriten sepse qytetarët fitojnë më shumë. Ato rriten sepse nuk ka strategji për stabilitet ekonomik, sepse tolerohen strukturat monopoliste dhe marzhet spekulative, sepse varemi nga importi për mallrat bazë.

Përpjekja për ta zhvendosur fajin te punëtorët dhe pensionistët është politikisht e turpshme. Maqedonia meriton një ekonomi që punon për qytetarët e saj, që siguron çmime të qëndrueshme, treg të drejtë dhe mbrojtje të standardit të jetesës – dhe jo justifikime për paaftësinë e vet.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Pjesëmarrja e kandidatëve të pavarur nuk mund të rregullohet me udhëzim të KSHZ-së – do veprojmë sipas ligjit
Next Article VLEN akuzon Aleancën për Shqiptarët për hipokrizi në çështjen e punësimeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?