By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bytyqi: Vendi ynë është në një udhëkryq, vendimi më 8 maj do të formësojë fatin e vendit në vitet në vijim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bytyqi: Vendi ynë është në një udhëkryq, vendimi më 8 maj do të formësojë fatin e vendit në vitet në vijim
Maqedoni

Bytyqi: Vendi ynë është në një udhëkryq, vendimi më 8 maj do të formësojë fatin e vendit në vitet në vijim

admin
Last updated: 06/05/2024 12:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 maj – “Duke parë rëndësinë e zgjedhjeve të dyfishta që do të mbahen ditën e mërkurë, ju drejtohem thellësisht nga zemra. Vendi ynë është në një udhëkryq, vendimi që do të marrim do të formësojë fatin e Maqedonisë në vitet në vijim. Vota juaj nuk do të jetë vetëm përmbushja e obligimit qytetar, por edhe një kontribut për trashëgiminë që do të lëmë pas”, thotë në një video adresim Fatmir Bytyqi, nënkryetar i LSDM-së dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”.

Ai thekson se çdo votë është e çmuar. Historia na tregon se zgjedhjet fitohen ose humben me diferenca të vogla, por me pasoja të mëdha.

“Prandaj secili prej jush është i rëndësishëm që ne të vazhdojmë në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian.

Të mos lejojmë të devijojmë nga ajo që kemi ndërtuar bashkë dhe me kujdes për shtatë vite me radhë. Dëshira juaj për një standard dhe cilësi evropiane të jetesës është më e rëndësishmja, dhe ne mund ta përmbushim këtë duke rrethuar numrin 1”, thotë Bytyqi.

Nënkryetari i LSDM-së dhe kandidat për deputet, Bytyqi përkujton se shtatë vjet më parë ne dolëm nga hijet e ndasive dhe të një shteti të kapur, por nacionalizmi dhe izolimi po vigjilojnë përsëri, siç thotë ai,  në pragun tonë.

“Nga kjo nuk duhet të trembemi, sepse ne kemi fuqinë të vendosim për fatin tonë.
Secili prej nesh mban përgjegjësi, askush nuk përjashtohet. Pavarësisht nëse jeni bujq, mësues, mjekë apo studentë – vota juaj ka rëndësi. Prandaj – më 8 maj dilni në zgjedhje dhe votoni për LSDM-në dhe Koalicionin për Ardhmërinë Evropiane, zgjidhni përparimin, pas vetes lini një trashëgimi progresi, unitet në diversitet dhe prosperitet”, thotë Fatmir Bytyqi, bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tre futbollistë shqiptarë në formacionin e javës në Kroaci
Next Article Abdixhiku kujton Fehmi Aganin: Vrasja e tij, ishte vrasje e boshtit intelektual e ideologjik të vet Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?