By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çanta e parë “Hermès Birkin” e Jane Birkin shitet për 10 mln dollarë, bëhet më e shtrenjta në histori
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Çanta e parë “Hermès Birkin” e Jane Birkin shitet për 10 mln dollarë, bëhet më e shtrenjta në histori
Showbizz

Çanta e parë “Hermès Birkin” e Jane Birkin shitet për 10 mln dollarë, bëhet më e shtrenjta në histori

admin
Last updated: 11/07/2025 16:11
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

E gërvishtur, e njollosur dhe me shenja përdorimi, çantë e zezë prej lëkure, e njohur si Birkini origjinal, është shitur për 10 milionë dollarë në një ankand në Paris, duke u bërë çanta më e shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në histori, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Çanta, e krijuar posaçërisht nga vet Hermès për aktoren dhe këngëtaren britanike Jane Birkin, u shit të enjten në një ankand online të organizuar nga shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”, ku u përfshinë edhe vepra të tjera të modës nga brendet luksoze si “Alexander McQueen” dhe “Christian Dior”.

Çmimi përfundimtar arriti në 8.6 milionë euro me taksa, ndërsa oferta fituese ishte 7 milionë euro. Pas një beteje prej 10 minutash mes nëntë koleksionistëve, çanta u fitua nga një koleksionist privat nga Japonia, sipas një njoftimi për media nga “Sotheby’s”.

Morgane Halimi, drejtoreshë globale për çanta dhe aksesorë në “Sotheby’s”, në deklaratën për shtyp ka thënë se ky është moment historik për modën.

“Ky shitje është një moment historik për modën dhe luksin. Është një demonstrim i fuqishëm i legjendës dhe mënyrës se si ajo ndez pasionin e koleksionistëve për objekte me prejardhje unike”, ka thënë Halimi.

Ajo shtoi se shitja e Birkinit origjinal është, në fund të fundit, një festim i shpirtit të paharrueshëm dhe ndikimit të muzës së tij, Jane Birkin.

Kjo çantë nuk është më luksoze se modelet e tjera, përkundrazi, është e përdorur dhe me shenja të qarta të përdorimit. Por pikërisht kjo e bën të pazëvendësueshme: është çanta e parë Birkin e krijuar ndonjëherë, të cilën vet Jane Birkin e përdori përditë nga viti 1985 deri në 1994, para se ta shiste për të mbledhur fonde për studimet kundër sëmundjes HIV/AIDS.

Ajo ka pasur disa pronarë privatë, por është ekspozuar edhe publikisht, si në “Museum of Modern Art” në New York dhe “Victoria & Albert Museum” në Londër. Hera e fundit që doli në ankand ishte para 25 vjetësh, nga një shitëse e njohur si Catherine B.

“Kjo shitje më rikujtoi betejën time në ankand dhe atë ndjenjë të papërshkrueshme që përjetova kur fitova këtë çantë të mrekullueshme”, pati thënë Catherine.

Historia e krijimit të çantës

Historia e çantës është po aq legjendare sa vetë emri Birkin. Në vitin 1984, ish-kryetari i brendit “Hermès”, Jean-Louis Dumas, u ul pranë Jane Birkin në një fluturim nga Parisi për në Londër. Birkin i tregoi se nuk gjente një çantë mjaftueshëm të madhe për të gjitha nevojat që kishte si nënë, dhe kishte filluar të mbante një shportë të thurur, e cila gjatë fluturimit ra mbi Dumas.

“Ai më tha: ‘Atëherë vizatoje,’ dhe unë e vizatova mbi një nga ato qeset që janë për të vjellë në avion”, ka treguar Birkin në një intervistë me Christiane Amanpour në vitin 2020.

“Hermès” ia dorëzoi çantën në vitin 1985 dhe gjatë jetës i dhuroi edhe katër të tjera. Birkin merrte kompensim nga përdorimi i emrit, por i dhuronte çdo vit për bamirësi.

Çanta origjinale ka detaje unike që nuk u përsëritën në modelet pasardhëse, përfshirë përmasat, rripat metalikë, strukturën dhe mbishkrimin me inicialet “J.B.” në pjesën e përparme. Në një detaj të pazakontë, çanta ka të varura gërshërë të vogla për thonj, sepse Birkin pëlqente t’i mbante gjithmonë thonjtë e shkurtuar, sipas “Sotheby’s”. Ajo gjithashtu mban shenja ngjitësesh (sticker) të organizatave humanitare si “Médecins du Monde” dhe “UNICEF”.

Çanta origjinale u krijua fillimisht si aksesor praktik.

“Është e pabesueshme të mendosh se një çantë që u krijua nga “Hermès” si diçka praktike për Jane Birkin, është kthyer në çantën më të dëshiruar në histori, dhe me gjasë do të mbetet e tillë edhe për shumë vite”, ka thënë Halimi.

Jane Birkin ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 76-vjeçare. Në një intervistë të mëhershme, ajo kishte parashikuar me ironi se njerëzit do ta kujtonin vetëm për çantën.

“Zoti më faltë, kur të vdes… (njerëzit) ndoshta do të flasin vetëm për çantën”, pati thënë ajo.

You Might Also Like

Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…

Beniada Nishani nuk është më “single”: Jam e dashuruar, njihemi prej vitesh

Drenusha Latifi provokon, foto nga shtrati publikon

Dolce publikon foto, ‘ndez’ rrjetin me pamjet

David Guetta bëhet baba për herë të katërt, mirëpret djalin Skyler me Jessica Ledon

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Noizy reagon pas arrestimit në Zvicër: Keqkuptim për shkak të shpifjes, shpifësi do të dënohet
Next Article Brad Pitt dëshiron të bëhet përsëri baba: Partnerja e tij ka një kusht të veçantë për këtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?