By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çanta origjinale e Jane Birkin u shit për 10 milionë dollarë, me gjithë gërvishtjet dhe njollat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Life Style > Çanta origjinale e Jane Birkin u shit për 10 milionë dollarë, me gjithë gërvishtjet dhe njollat
Life Style

Çanta origjinale e Jane Birkin u shit për 10 milionë dollarë, me gjithë gërvishtjet dhe njollat

admin
Last updated: 11/07/2025 09:53
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Një çantë e përdorur, e gërvishtur dhe e njollosur, por me një histori legjendare.

Image

Çanta origjinale Hermès Birkin, e përdorur personalisht nga Jane Birkin për vite me radhë, u shit për plot 10 milionë dollarë në ankandin e organizuar nga Sotheby’s, duke u kthyer në çantën më të shtrenjtë në histori.

Po flasim për versionin e parë fare të Birkin-it, të krijuar enkas për aktoren dhe këngëtaren britanike që i dha emrin këtij aksesori tashmë ikonik. Ajo e përdori çdo ditë nga viti 1985 deri më 1994, shumë përpara se të kthehej në simbolin e luksit absolut.

Në ankand, oferta përfundimtare u dha nga një koleksionist privat nga Japonia, pas një “beteje” që zgjati 10 minuta mes 9 personave. Ky ishte një moment historik për modën.

Pse kjo çantë u shit për kaq shumë para?

Image

Sipas Sotheby’s, një nga shtëpitë më të mëdha dhe më të njohura të ankandeve në botë, çanta “e parë” ka disa veçori unike që nuk janë riprodhuar kurrë më pas, të tilla si madhësia, dizajni i rripave, pjesët metalike dhe detajet personale të Jane. Për shembull, kapaku i çantës mban inicialet J.B. dhe një prehëse e vogël për thonjtë është e varur në rripin e saj, sepse Birkin donte gjithmonë të kishte thonjtë në rregull.

Madje, në çantë gjenden ende shenja nga sticker-at e organizatave humanitare Médecins du Monde dhe UNICEF, një kujtesë e angazhimit të saj për kauzat sociale. Jane e shiti çantën në vitin 1994 për të ndihmuar kërkimin për HIV/AIDS.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në një intervistë me Christiane Amanpour në vitin 2020, Birkin tha me humor:

“Kur të vdes, ndoshta do të flasin vetëm për çantën.”

Ajo u nda nga jeta në vitin 2023, në moshën 76-vjeçare, por çanta e saj do të jetojë gjatë në historinë e modës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Image

Ndryshe nga fansat e sotëm të Birkin-it që i ruajnë çantat si relike, Jane e përdorte të sajën përditë. Dhe nuk ishte krijuar për luks, por për prakticitet! Legjenda thotë se ideja e çantës lindi gjatë një fluturimi Paris-Londër, ku Jane i ankohej Jean-Louis Dumas (ish-CEO i Hermès) se nuk gjente një çantë të madhe sa valixhja e saj, kështu ajo nisi ta vizatonte çantën që donte në një qese për të vjellat, që gjenden në avionë.

Çanta ka ndërruar disa herë pronarë që nga viti 1994, por është ekspozuar herë pas here në muze si MoMA në New York dhe Victoria & Albert Museum në Londër. Pronarja e fundit, e identifikuar si Catherine B., tha se momenti i shitjes e riktheu emocionalisht në kohën kur vetë ajo luftonte për ta fituar këtë copë historie.

Për të bërë një krahasim, në të kaluarën, çantat më të shtrenjta ishin Birkin me diamante ose lëkurë krokodili, me çmime që shkonin deri në 500,000 dollarë. Por asgjë nuk i afrohet këtij rekordi shitjeje.

“Ky është një moment kyç për historinë e luksit dhe modës,” – u shpreh Morgane Halimi nga Sotheby’s. “Një tregues se sa e fuqishme është një legjendë.”

Dhe nëse ndonjëherë keni menduar se një çantë nuk mund të jetë pjesë e trashëgimisë kulturore, mendohuni edhe një herë. Sepse çanta që nisi si nevojë praktike, tani vlen më shumë se shumë apartamente në Manhattan.

You Might Also Like

Horoskopi 10 tetor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Si të dukeni e bukur pa grim?

Ngjyra e buzëkuqit që e zgjedhni zbulon shumë për personalitetin tuaj

Qëndisja kontribuon në mirëqenien dhe cilësinë e jetës

Shkaqet përse na kthehen ish-partnerët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025
Next Article Vargje të mrekullueshme nga Valon Islamaj, këngë kushtuar bashkëshortes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?