Jamie Carragher këmbëngul se Manchester United do të përballet me një detyrë të vështirë edhe nëse vendos të shesë Marcus Rashford.
Rashford u hoq nga formacioni i parë në ndeshjen ndaj Man Cityt të dielën ku Djajtë e Kuq fituan me rezultat 2-1.
“Në disa mënyra, ky duket si një vendim më i madh se sa është në të vërtetë. Po flas për Marcus Rashford, a është ai një titullar i Manchester United? Sa i mirë është ai?
“Të jem i sinqertë, mendoj se ne flasim shumë për Rashfordin, ai është një lojtar i mirë, por jo i madh”.
“Ai është një lojtar i mirë për Manchester United. Por është koha që ai të largohet nga klubi, por kush e di nëse do të ketë dikush që do ta marrë atë, duke pasur parasysh pagën [300,000 £ në javë] që Marcus merr”.
“Në një moment, rrugët e klubit dhe lojtarit do të ndryshojnë në mënyrë të pashmangshme. Si për Rashfordin dhe për klubin, sa më shpejt ai të largohet aq më mirë”, deklaroi Carragher.
