By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare”, influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > “CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare”, influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Teknologji

“CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare”, influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

admin
Last updated: 22/11/2024 10:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Caryn Marjorie është një influencuese e rrjeteve sociale, përmbajtja e së cilës ka miliarda shikime.

Ajo postonte rregullisht, duke shfaqur momente të përditshme, e kujtime nga udhëtimet e saj nëpër botë.

Ndërsa në vitin 2023, Marjorie publikoi një “version digjital” të vetes.

Fansat mund të bisedonin me CarynAI për 1 dollarë amerikanë në minutë – dhe vetëm në javën e parë ata shpenzuan 70,000 dollarë për ta bërë këtë, e që me kohën u shpenzuan edhe miliona.

Por, më pak se tetë muaj më vonë, Marjorie përfundoi projektin.

Ajo kishte parashikuar që CarynAI do të ndërvepronte me fansat e saj në të njëjtën mënyrë si ajo vetë, por gjërat nuk shkuan sipas planit, përcjell Telegrafi.

“Shumë nga regjistrat e bisedave që lexova ishin aq të frikshme sa nuk do të doja as të flisja për të në jetën reale”, kujton Marjorie.

Jo vetëm influencuesja, por shumë nga kompanitë e mëdha të teknologjisë po zhvillojnë aktualisht oferta të versioneve digjitale.

Dallimi midis një versioni digjital dhe chatbot-eve të tjera me AI është se ai është programuar për të imituar një person specifik në vend që të ketë një “personalitet” të vetin.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gjithashtu, një version digjital ka disa avantazhe të qarta ndaj homologut të tij njerëzor: nuk ka nevojë për gjumë dhe mund të ndërveprojë me shumë njerëz në të njëjtën kohë.

Megjithatë, siç zbuloi Caryn Marjorie, versionet digjitale kanë të metat e tyre – jo vetëm për përdoruesit, por edhe për burimin origjinal njerëzor.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Siç raportohet, CarynAI fillimisht u organizua nga një kompani e quajtur Forever Voices. Pas prezantimit, Marjorie filloi të fitonte shuma të mëdha parash.

Por kjo erdhi edhe me një tjetër kosto.

Përdoruesit shpejt u rehatuan duke u rrëfyer për momente të cilat influencuesja i konsideroi shqetësuese.

Dhe qasja në këtë version u ndërpre kur shefi ekzekutiv i Forever Voices u arrestua për tentativë për zjarrvënie.

Më pas, Marjorie ia shiti të drejtat e përdorimit të versionit të saj digjital startupit BanterAI.

“Ajo që më shqetësoi më shumë nuk ishte ajo që thanë këta njerëz, por ishte ajo që do të thoshte CarynAI”, shpjegoi Marjorie.

Ajo i dha fund këtij versioni në fillim të vitit 2024, pasi ndjeu sikur nuk kishte më kontroll mbi personalitetin e saj të AI.

Marjorie tani po përpiqet të paralajmërojë ndikuesit e tjerë për rreziqet e mundshme të kësaj teknologjie.

Megjithatë, Caryn thotë se është e hapur për ta rikthyer atë nëse mund të garantohet siguria dhe kontrolli.

You Might Also Like

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Google urdhërohet të bëjë ndryshime në motorin e kërkimit – por shmang ndarjen dramatike

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kia zbulon specifikimet teknike të modelit të ri, ai ka përmirësime në fuqi
Next Article Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?