By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çerdhja “Breshia” Dibër: Lirohen nga participimi fëmijët me gjendje të rëndë sociale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çerdhja “Breshia” Dibër: Lirohen nga participimi fëmijët me gjendje të rëndë sociale
Maqedoni

Çerdhja “Breshia” Dibër: Lirohen nga participimi fëmijët me gjendje të rëndë sociale

admin
Last updated: 26/08/2026 16:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup,, 26 gusht, argument.mk/ – Çerdhja e fëmijëve “Breshia” në vazhdimësi ka dhënë përkrahje për fëmijët nga familjet me probleme sociale. Në seancën e fundit të Këshillit Komunal në Dibër, me propozim të Këshillit Drejtues dhe Drejtorisë së çerdhes, këshilltarët përkrahën vendimin për lirimin nga participimi të fëmijëve nga familjet me gjendje të rëndë sociale. Qëllimi kryesor i vendimit është që edhe kësaj kategorie të fëmijëve t’u mundësohet akomodimi dhe edukimi në këtë institucion parashkollor.

Drejtoresha e çerdhes “Breshia”, Ajri Daçi, në seancë informoi këshilltarët se Këshilli Drejtues i çerdhes dhe stafi drejtues i institucionit propozojnë që edhe në të ardhmen të lirohen nga pagesa e participimit fëmijët në fjalë. “Çerdhja tani e disa vite ka liruar nga participimi kategoritë e fëmijëve nga familjet me probleme të rënda sociale. Po ashtu, kanë qenë të liruar nga participimi edhe fëmijët e etnitetit rom, me qëllim që edhe ata të kenë mundësi të ndjekin edukimin në këtë kopsht”, tha drejtoresha Daçi.

Në debat, këshilltarët potencuan se ka nevojë që të ketë lirim nga participimi, por, sipas tyre, duhet të ndiqen me vëmendje dokumentet që sjellin prindërit, me qëllim që të mos ketë keqpërdorime. Po ashtu, u theksua edhe nevoja që të vazhdohet me lirimin nga pagesa e participimit për fëmijët romë. Vite më parë ka pasur një projekt për edukimin e fëmijëve romë, por ai projekt ka përfunduar. Megjithatë, çerdhja edhe më tej i liron nga participimi këta fëmijë.

Drejtoresha Ajri Daçi potencoi se me ndërtimin dhe vënien në funksion të aneks-objektit të çerdhes, tani hapësirat e objektit i plotësojnë nevojat, por shtoi se duhet të tejkalohet edhe çështja e dhënies së vendimeve të punës për disa edukatore dhe staf teknik, të cilët, edhe pse punojnë prej disa vitesh, nuk kanë vendime për punë të përhershme. Sipas drejtorisë, numri i fëmijëve të akomoduar në çerdhe vazhdon të jetë rreth 400.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policisë së Shtetit i shtohen 387 të rinj e të reja, Lamallari: Uniforma nuk ju jep privilegje, por përgjegjësi
Next Article Koçiu: Fokusi kryesor i qeverisë nis me strehimin për çiftet dhe familjet e reja
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?