By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj, Osmani: Pesë policë tanë po mbahen peng nga një shtet shovinist, përgjigja më e fuqishme jeni ju dhe ky grup multietnik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj, Osmani: Pesë policë tanë po mbahen peng nga një shtet shovinist, përgjigja më e fuqishme jeni ju dhe ky grup multietnik
Maqedoni

Ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj, Osmani: Pesë policë tanë po mbahen peng nga një shtet shovinist, përgjigja më e fuqishme jeni ju dhe ky grup multietnik

admin
Last updated: 18/04/2024 10:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të 446 kadetëve të Policisë së Kosovës.

Osmani në këtë ceremoni tha se vendi vazhdimisht përballet me sfida të sigurisë dhe nuk duhet harruar edhe në këto momente se pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia.

“Kërcënimet dhe rreziqet janë përditshmëri e jona, ndaj është domosdoshmëri që Kosova të jetë anëtare e EUROPOL-it dhe INTERPO-it”, tha ajo, raporton Telegrafi.

E para e shtetit tha se diversiteti, ku përfshihen të gjitha komunitetet është vlerë e Policisë së Kosovës, raporton Telegrafi.

“Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia”, tha ajo.

“I bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrisin zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla. Në duar tuaja të dashur kadetë qëndron e ardhmja e qytetarëve tanë”, tha Osmani.

“Tani e tutje jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës së Kosovës, pa dallim. Në këtë punë e në mision të rëndësishëm le të jenë heronjtë e Kosovës, përfshirë heroin Afim Bunjaku ku udhërrëfyes i juaj i përhershëm se si mbrohet shteti e si i dilet zot atdheut… Kushtetuta e Republikës së Kosovës është udhërrëfyesi juaj…”, tha ndër të tjera presidentja e shtetit.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi
Next Article Zëvendësministri i Financave Nikolloski në takimin pranveror të FMN-së dhe BB-së në Uashington

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?