By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ceremonia e mbylljes së edicionit jubilar të 45-të të manifestimit “Vera e Shkupit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Ceremonia e mbylljes së edicionit jubilar të 45-të të manifestimit “Vera e Shkupit”
Kulturë

Ceremonia e mbylljes së edicionit jubilar të 45-të të manifestimit “Vera e Shkupit”

admin
Last updated: 31/07/2024 13:41
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik – Edicioni i 45-të jubilar i manifestimit “Vera e Shkupit” do të mbyllet solemnisht sonte në Suli an me koncertin e Orkestrës së Dhomës të Rinisë Muzikore të Maqedonisë “Sasha Nikollovski – Gjumar”, nën dirigjimin e Ivan Eminoviqit.

Siç informojnë nga Drejtoria e Kulturës dhe Artit – Shkup, dashamirët e muzikës klasike do të kenë mundësi të shijojnë interpretimin e veprave të A. Vivaldi, R. Avramovski, D. Poper, T. Zografski dhe D. Shuplevski. Pjesë e Orkestrës së Dhomës të Rinisë Muzikore të Maqedonisë “Sasha Nikollovski – Gjumar” janë solistët Simeon Goshev – violinë dhe Enis Ali – violonçel.

Orkestra e Dhomës e Rinisë Muzikore të Maqedonisë ekziston më shumë se 37 vjet dhe është themeluar si segmenti i parë i Kampit Veror Muzikor MMM në Ohër në vitin 1986. Ky ansambël është i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Evropën Juglindore, është i përbërë nga studentë të FAM – Shkup, por edhe nga të ftuar dhe muzikantë të rinj nga vende të tjera. Në periudhën e deritanishme kanë marrë pjesë 350 të rinj, si dhe një numër i madh të rinjsh, si dhe solistë të afirmuar botërorë. Me muzikën e tij gjatë gjithë kësaj periudhe ai iu imponua publikut muzikor jo vetëm si domosdoshmëri, por edhe si një grup interpretues me cilësi tejet profesionale. Dirigjentë dhe drejtues artistikë të orkestrës ishin: F. Muratovski, G. Korunovski, S. Nikollovski – Gjumar, V. Nikollovski – Gjumar, M. Spasov, B. Canev, A. Remerajt, B. Çadllovska, O. Kondratenko, Ivan Eminoviq, me një tendencë të vazhdueshme për të promovuar dirigjentë dhe solistë të rinj.

Orkestra ka realizuar më shumë se 100 koncerte, duke marrë një numër të madh vlerësimesh shumë pozitive, si dhe çmime e mirënjohje kombëtare. Përveç repertorit klasik, orkestra ka interpretuar vepra të autorëve bashkëkohorë dhe autorëve vendas. Në njohje të rezultateve të arritura në vitin 1995.

Orkestra ishte e ftuar dhe mbajti një koncert në Budapest me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Federatës Botërore të Rinisë Muzikore.

Orkestra ka realizuar disa regjistrime televizive dhe radiofonike, si dhe produksionin e saj të CD-ve (5 izdanija). Prej 37 vitesh, koncerti final i Sesionit Veror të orkestrës është pjesë e programit të festivalit “Vera e Ohrit”, e viteve të fundit edhe e festivaleve “Vera e Shkupit” dhe “Vera e Manastirit”.
Ivan Eminoviq ka lindur në Shkup, ai filloi të studiojë muzikë në moshën 6 vjeçare, fillimisht degën e pianos në shkollën fillore të muzikës, e më pas arsimin e mesëm në Shkollën e Muzikës “Ilija Nikolovski – Luj” në Shkup. Në Fakultetin e Arteve Muzikore në Shkup regjistrohet në degën e dirigjimit orkestral në klasën e Prof. Sasha Nikolovski – Gjumar, ku u diplomua në vitin 2010 me koncertin për nder të prof. Kosta Trpkov, në të njëjtën kohë duke marrë çmimin e fondacionit “Tomislav Zografski” si studenti më i mirë në degët e dirigjimit, kompozimit, muzikologjisë dhe teorisë së muzikës dhe pedagogjisë. Në vitin 2012 u diplomua me rezultate të shkëlqyera në të njëjtin degë, me operën “Rita” të Gaetano Donicetit. Si pianist ka dhënë një sërë koncertesh në Maqedoni dhe jashtë saj dhe është fitues i disa çmimeve dhe mirënjohjeve shtetërore dhe ndërkombëtare (Konkursi Shtetëror i Muzikës në Shkup, konkursi ndërkombëtar në kuadër të festivalit “Interfest” – Manastir, festivali ERTA në Osijek, Kroaci etj.). Në korrik të vitit 2018, ai dirigjoi me Filarmoninë e Sarajevës me rastin e hapjes së Netëve tipike të Çarshisë (Bashçarski noki) në Sarajevë. Portofoli i tij dirigjent përfshin disa produksione të Operës dhe Baletit të Maqedonisë, duke përfshirë operat Traviata, Nabuko, Zonja me Kamelie, Karmina Burana, Berberi i Seviljes, Kavaleria Rustikana, Zhizel, Rigol

You Might Also Like

“Rrëfime nostalgjike”, mbrëmje përkujtimore kushtuar Dritëro Agollit në COD

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gostivarasi ndërroi jetë duke vozitur veturën, ishte 44 vjeç
Next Article Ahmeti takoi Ambasadorin shqiptar Meidani: Shqiptarët po përbuzen, nevojitet platformë për legjitimitet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?