By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çështja i kalon Prokurorisë – Adrian Hila shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Çështja i kalon Prokurorisë – Adrian Hila shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet
Showbizz

Çështja i kalon Prokurorisë – Adrian Hila shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

admin
Last updated: 07/10/2026 14:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Është hedhur shorti në Prokurorinë e Tiranës për dosjen e video skandalit të kompozitorit Adi Hila.

Sipas informacioneve të bëra me dije nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, çështja do të hetohet nga prokurori Julian Xhengo.

Sipas Hoxhës, në kuadër të kësaj çështjeje janë depozituar dy kallëzime në polici.

Hila ka bërë kallëzim me pretendimin se është hakeruar, ndërsa kallëzim ka bërë edhe këngëtarja Eli Fara, me pretendimin për shkelje të privatësisë.

Mbi bazën e këtyre dy kallëzimeve, çështja lidhet me disa vepra penale, konkretisht hyrjen e paautorizuar kompjuterike, sipas kallëzimit të Hilës, si dhe përgjimin e paligjshëm të të dhënave kompjuterike dhe keqpërdorimin e pajisjeve kompjuterike, sipas kallëzimit të Eli Farës.

Ditën e djeshme vetë aktorja Monika Lubonja ka bërë me dije se ka ngritur kallëzim penal ndaj Adi Hilës.

Por, sipas informacioneve të bëra publike nga Anila Hoxha, Prokuroria ka shtuar në hetim edhe një vepër tjetër penale, atë të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.Kjo lidhet me një veprim të kryer gjatë hetimeve paraprake.

Sipas informacionit, policia ka tentuar të shikojë hard-diskun, por pasi e ka sekuestruar, ka konstatuar se prova ishte e dëmtuar.

Për këtë rrethanë, Hila ka deklaruar se e kishte shkatërruar vetë hard-diskun.

Sipas tij, arsyeja ishte se nuk ishte i sigurt se nga vinte ndërhyrja dhe kishte frikë se mund të ndërhynin sërish dhe të merrnin të dhëna në distancë.

Tashmë, pas hedhjes së shortit, hetimi i çështjes do të ndiqet nga prokurori Julian Xhengo në Prokurorinë e Tiranës.

Kjo e fundit pas dokumentimit të çështjes, brenda pak orësh pritet t’ia lërë dosjen sërish policisë në dorë, duke i deleguar edhe detyrat përkatëse që ndihmojnë në hetimin e plotë të ngjarjes./TopChannel

You Might Also Like

Kylie Jenner merr rolin e saj të parë të madh në aktrim në serialin e ri thriller të Hulu-t, që do të prodhohet nga Kim Kardashian

“Kjo nuk është modele”, Gigi Hadid kritikohet për ecjen në pasarelën e Parisit

Reagimi i Rita Orës pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente

Ylli i “Harry Potter” zbulon arsyen pse iu bashkua OnlyFans

Shakira dhe Pique sërish në gjykatë – këngëtarja kërkon ndryshimin e marrëveshjes për kujdestarinë e djemve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Antonela nuk i fsheh dot lotët në lamtumirën e Messit nga kombëtarja e Argjentinës
Next Article Zendaya rikthen një nga veshjet e saj të preferuara, por këtë herë e kombinon me xhinse
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?