By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë e ka bërë uraganin Milton kaq të ‘egër’ dhe të pazakontë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Çfarë e ka bërë uraganin Milton kaq të ‘egër’ dhe të pazakontë?
Bota

Çfarë e ka bërë uraganin Milton kaq të ‘egër’ dhe të pazakontë?

admin
Last updated: 11/10/2024 09:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Me forcën e tij të madhe, uragani Milton u shndërrua në një kërcënim shumë të rrallë për banorët e Floridas.

Uji i ngrohtë nxiti intensifikimin jashtëzakonisht të shpejtë që e çoi Miltonin nga një uragan minimal në një kategori masive 5 në më pak se 10 orë.

“Nëse po kërkoni që një stuhi të jetë absolutisht e çmendur është ajo që kishte Milton”, tha studiuesi i stuhive në Universitetin Shtetëror të Kolorados, Phil Klotzbach.

Por, kjo nuk është e gjitha.

Rruga e Miltonit drejt lindjes përmes Gjirit është aq e rrallë sa stuhia më e fundit e krahasueshme me të ishte në vitin 1848, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Tampa nuk ka pasur një goditje të drejtpërdrejtë nga një stuhi e tillë e madhe në më shumë se 100 vjet, duke e bërë këtë javë skenarin më të keq për shumë ekspertë.

“Është e pazakontë në një numër mënyrash”, tha shkencëtari i klimës dhe eksperti i uraganeve në Universitetin Princeton, Gabriel Vecchi.

Megjithatë, SHBA-ja tashmë është në një brez veçanërisht të pafat sa i përket stuhive.

Kur Helene kaloi nëpër Florida më pak se dy javë më parë, ishte stuhia e shtatë e kategorisë 4 ose më e fortë që binte në tokë në SHBA në tetë vjet.

Kjo është më shumë se trefishi i normës mesatare vjetore të rënieve të tilla në SHBA që nga viti 1950, sipas një analize të të dhënave nga Associated Press.

Bëhet e ditur se Milton u formua në Campeche në Gjirin jugperëndimor të Meksikës.

Për ca kohë, parashikuesit nuk i dhanë masës së paqëndrueshme të ajrit një shans për t’u shndërruar në një stuhi tropikale, e lëre më një stuhi përbindësh.

Por, sapo sfidoi shanset, ajo u ngrit për shkak të ujit të ngrohtë.

Kjo pasi uji i ngrohtë nxit uraganet.

Bëhet e ditur se uji në lindjen e Miltonit dhe përgjatë rrugës së tij ishte rreth 30.5 gradë Celsius. Kjo është pothuajse 1 gradë Celsius më e ngrohtë se normalja dhe afër niveleve rekord, si në sipërfaqe ashtu edhe në thellësi.

You Might Also Like

Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

Përplasje mes katamarani dhe jahtit pranë Sholtës, tre të vdekur, një person ende i zhdukur

Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran

“Dridhet” Meksika! Tërmeti i fortë me magnitudë 5.2

Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot, Teherani nuk konfirmon afatin kohor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Menduan se u ndanë përfundimisht, prindërit të zhgënjyer teksa panë sërish Biancan me Kanye West
Next Article Izraeli tentoi të vriste liderin politik të Hezbollahut në qendër të Bejrutit – por ai thuhet se mbijetoi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?