By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë ndodh në trupin tuaj kur kërcisni dhëmbët?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Çfarë ndodh në trupin tuaj kur kërcisni dhëmbët?
Kuriozitete

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur kërcisni dhëmbët?

admin
Last updated: 26/01/2025 09:10
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Ndoshta e gjeni veten duke shtrënguar pa vetëdije nofullën gjatë momenteve stresuese, ndërkohë që jeni të fokusuar në aktivitete të caktuara, ose kjo ndodh kur ju flini gjumë gjatë natës.

Një zakon i bezdisshëm, i cili nëse nuk trajtohet mund të çojë në një sërë simptomash të padëshirueshme.

Për shumë njerëz kjo ndodh gjatë ditës. Megjithatë, shumica e dëmtimeve dhe shkatërrimit ndodhin gjatë natës.

Pse njerëzit i kërcasin dhëmbët?

Edhe pse faktorët psikologjikë, gjenetikë dhe fizikë mund të luajnë rol, shkaku nuk është ende plotësisht i qartë.

Ekspertët e shëndetit besojnë se stresi dhe emocione të tjera të forta si zemërimi dhe zhgënjimi, si dhe lloji i personalitetit tuaj, luajnë një rol të rëndësishëm.

Çdo dhëmb ka një nerv, dhe kur ushtroni presion mbi to në tru përçohet një sinjal lehtësimi ose “relaksi”, por kjo mund të ketë të tjera pasoja të padëshirueshme në shëndet.

Faktorë të tjerë rreziku përfshijnë moshën, disa substanca dhe medikamente të caktuara, të tilla si ilaçet kundër depresionit, konsumi i duhanit dhe përdorimi i alkoolit.

Cilat janë efektet e padëshiruara?

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dhëmbët dhe mbushjet konsumohen më shpejt

Ka vetëm një rast kur dhëmbët tuaj duhet të prekin njëri-tjetrin, dhe kjo është kur jeni duke ngrënë.

Kur nuk përtypni ushqim, dhëmbët tuaj nuk duhet të preken, në të kundërt ato do të konsumohen më shpejt.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dhëmbët mund të bëhen të ndjeshëm

Dhëmbët mund të bëhen të ndjeshëm ndaj ajrit, ushqimeve të ftohta apo të nxehta.

Mund të ndjeni dhimbje në kokë dhe fytyrë

Disa nga muskujt që përdorni për të hapur dhe mbyllur gojën, apo për të përtypur ushqimin lidhen në artikulacionin i cili lidh nofullën me kafkën tuaj.

Kërcitja apo shtrëngimi i dhëmbëve shkakton presion në këtë artikulacion dhe si rezultat, ju mund të ndjeni dhimbje në nofull, fytyrë apo në kokë.

Ju nuk bëni gjumë të rehatshëm

Njerëzit që shtrëngojnë ose kërcëjnë dhëmbët gjatë gjumit kanë më shumë gjasa të kenë çrregullime të tjera të gjumit, si gërhitja ose apnea e gjumit.

Kjo gjendje karakterizohet nga ndalimi dhe fillimi i frymëmarrjes për pak sekonda gjatë gjumit.

Si të ndaloni shtrëngimin e dhëmbëve?

Edhe pse për këtë shqetësim nuk ka kurë, ekzistojnë disa taktika që mund t’ju ndihmojnë të tilla si:

Mbajtja e këllefëve mbrojtës të dhëmbëve gjatë gjumit

Kjo metodë nuk e ndalon ose kuron këtë gjendje, por mbron dhëmbët nga kërcitja dhe konsumimi.

Gjithashtu zbut simptomat të tilla si dhimbjet e muskujve të nofullës dhe fytyrës, dëmtimi i dhëmbëve etj.

Ju mund t’i gjeni ato në farmaci ose t’i porosisni sipas formës së dhëmbëve tuaj tek dentisti.

Ndryshoni mënyrën e mbajtjes së gojës dhe nofullës

Për njerëzit që shtrëngojnë nofullën e tyre ndërsa janë zgjuar, ndërgjegjësimi për këtë zakon dhe më pas korrigjimi i sjelljes është i dobishëm.

Sapo ndjeni tension në muskujt e nofullave, merreni atë si një shenjë për t’u çlodhur dhe për t’u qetësuar pak.

Reduktoni stresin

Stresi është një nga faktorët kryesorë, kështu që rekomandohet të angazhoheni në aktivitete për të reduktuar stresin.

Konsideroni medikamentet

Nëse keni dhimbje, të tilla si dhimbje koke dhe dhimbje në fytyrë, ju mund të merrni një ilaç anti-inflamator pa recetë, si ibuprofeni.

Dentisti juaj mund të rekomandojë gjithashtu relaksues të muskujve ose injeksione botoksi.

Dhe nëse ndonjë nga medikamentet tuaja shkakton shtrëngim të nofullave si një efekt anësor, është mirë të pyesni mjekun tuaj për një rekomandim tjetër.

Bëni disa ndryshime në regjimin ushqimor

Ekziston një lidhje midis kërcitjes së dhëmbëve dhe pirjes së alkoolit, së duhanit dhe konsumimit të kafeinës. Kështu që mund të jetë e dobishme të reduktoni kafeinën dhe alkoolin para gjumit.

Gjithashtu shmangni çamçakëzin dhe konsumoni më tepër ushqime të buta në mënyrë që t’i jepni kohë muskujve për t’u rikuperuar. /AgroWeb.org

You Might Also Like

Këto 6 lëvizje duarsh mund t’ju bëjnë të dukeni më të fuqishëm

“Njeriu pemë” rikthehet në spital, ka nevojë për operacione shtesë

Menstruacionet dhe depresioni: një lidhje e padukshme, por reale

11 arsye pse nuk po rriteni në detyrë

Si ta mbashë punën, 5 rregulla

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article ​Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur Tajvanin
Next Article Lukashenko 30 vite në pushtet, Bjellorusia mban sot zgjedhjet presidenciale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?