By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë u dakorduan dje dy qeveritë në Prishtinë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Çfarë u dakorduan dje dy qeveritë në Prishtinë?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Çfarë u dakorduan dje dy qeveritë në Prishtinë?

admin
Last updated: 19/11/2024 10:44
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor – Dje nga takimi ndërqeveritar mes Prishtinës dhe Shkupit u arritën marrëveshje të rëndësishme për qytetarët e dyja vendeve. Pra, nga kjo lirshëm mund të konstatohet edhe si takim historik nga kjo qeveri për të cilën ka pasur akuza të shumta si qeveri anti-shqiptare. Dje u diskutua, për tema që i prekin qytetarët e dyja vendeve, siç janë pritjet e gjata në pikat kufitare mes dy vendeve, çështjet arsimore dhe ato energjetike, shkruan Zhurnal.

Çfarë u nënshkrua dje në Prishtinë?

Janë nënshkruar marrëveshjet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e parë u nënshkruar mes ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla dhe homologut të tij maqedonas, Pançe Toshkovski, njofton Klankosova.tv.

E ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministres së Energjisë, Minierave Minerale të Maqedonisë së Veriut, Sanja Bozinovska, nënshkruan momerandumin e radhës.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe homologia e saj maqedonase, Vesna Janevska nënshkruan edhe marrëveshjen e fundit ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët mes dy Qeverive, Kosovë-Maqedoni e Veriut, foli edhe për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. Kurti tha se presin që të përfundojnë 10 kilometrat e autostradës dhe të bëhet lidhja me autostradën “Arbër Xhaferi” në Kosovë. Mes tjerash, Kurti theks të veçantë i vendosi edhe tunelit Prizren – Tetovë, i cili tha se duhet angazhim për jetësimin e tunelit.

“Në këtë drejtim e mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca për në Shkup, më në fund. 10 kilometrat e mbetur që do të lidhte rrjetin e autostradave në Maqedoninë e Veriut me autostradën “Arbër Xhaferi” në Kosovë, dhe së bashku të angazhohemi për jetësimin e e tunelit që e lidh Prizrenin me Tetovën, angazhim ky tashmë i marrë nga dy vendet tjera”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është shprehur i lumtur për pritjen që ia bëri homologu i tij, Albin Kurti, sot në Prishtinë në kuadër të takimit të përbashkët mes të dyja vendeve.

Ai shpreson se “energjia dhe koha e bukur sot”, do të jetë një impuls i ri për marrëdhënie akoma më të mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“I dashur, Albin. Faleminderit për pritjen e shkëlqyer, energjinë dhe atmosferën që na e mundësuat sot këtu në Prishtinë. Shpresoj se kjo energji e bukur dhe koha e bukur do të jenë impulse të reja për marrëdhënie akoma më të mira midis të dyja vendeve. Shpesh herë takohemi jashtë shteteve tona dhe bisedojmë për gjendjen në vendet tona. Jemi të vetëdijshëm për sfidat, çdo herë konkludojmë se nëse punojmë bashkë do të jemi më të fuqishëm”, tha ai.

Mickoski tutje tha se bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliard euro tregti midis të dyja vendeve.

“Gjatë takimit bilateral përcaktuam një qëllim këtë vit, bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliard euro tregti midis dy vendeve tona, në vitet që pasojnë bashkëpunimi ekonomik do të jetë akoma më i madh, jam i bindur se do ia dalim. Takimi ndërqeveritar është provë dhe dëshmi se të dyja qeveritë tregojnë se bashkëpunojnë dhe kemi marrëdhënie miqësore dhe të afërta të cilat do t’i avancojmë. Kemi marrëveshje në pjesën e energjetikës, e poashtu edhe të rregullimit të kalimeve ndërkufitare që qytetarët që hynë dhe dalin nga vendet tona do të ndalen në një pikë kalimi dhe jo në dy, dhe në këtë mënyrë të mos ketë rrëmujë nëpër kufi. Të kemi një pikë kufitare dhe të përshpejtohet transferi i udhëtarëve”, u shpreh kryeministri maqedonas.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Zv.kyeministri dhe Ministri i Qeverisjes së mirë të RMV-së, Arben Fetai thotë se mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës ishte një moment i rëndësishëm për forcimin e frymës së bashkëpunimit dhe partneritetit në rajon.

“E zhvilluar në një atmosferë pozitive dhe konstruktive, mbledhja rezultoi tejet produktive, me nënshkrimin e tre marrëveshjeve: për përmirësimin e lidhjeve të transportit dhe energjisë, bashkëpunimin në arsim dhe kulturë, si dhe për reduktimin e kohës së kalimit të kufijve përmes një protokolli të ri”, sqaron Fetai përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

Mbledhje mes dyja qeverive ka pasur edhe në të kaluarën, edhe marrëveshje të nënshkruara, por impelmentimi i tyre në praktikë ka qenë i padukshëm, për faktin se nga pala e Maqedonisë së Veriut partia shqiptare në pushtet nuk ka pasur vullnet pozitiv. Pra, BDI kishte inate të pakuptimta për qëllime vetanake me partinë politike që udhëheq me qeverinë e Kosovës, Vetëvendosjen, prandaj çdoherë kur bëhej fjalë për thellim të raporteve Maqedoni e Veriut – Kosovë, ka pasur hezitim nga pala e vendit tonë. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Taravari: Me zyrtarë të VLEN-it, Vuçiqi nuk mund të shëtitet në Shkup e Ohër
Next Article Angelovska Bezhoska-Rokas: Pavarësia e Bankës Popullore është e rëndësishme për kredibilitetin e politikave që ajo udhëheq

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?