By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Charlize Theron betohet për trukun e saj të thjeshtë me lugë që bën mrekulli
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Life Style > Charlize Theron betohet për trukun e saj të thjeshtë me lugë që bën mrekulli
Life Style

Charlize Theron betohet për trukun e saj të thjeshtë me lugë që bën mrekulli

admin
Last updated: 30/06/2025 12:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Charlize Theron, edhe në moshën 49-vjeçare, vazhdon të mahnitë me bukurinë dhe pamjen e saj rinore. Në një intervistë të fundit për revistën Modern Luxury, ajo ka ndarë një nga truket më të thjeshta, por më efektive për kujdesin ndaj syve

Bëhet fjalë për një truk bukurie, që secila mund ta provojë dhe nuk kushton asnjë qindarkë. Ja çfarë bën në të vërtetë Charlize Theron për ta ruajtur pamjen e shndritshme dhe rinore të lëkurës, sidomos në zonën përreth syve.

“Gjithmonë mbaj disa lugë në frigorifer dhe i nxjerr kur sytë më duken të fryrë dhe të lodhur në mëngjes. Janë zgjidhja perfekte për mëngjese kur më duhet një pamje e freskët”, ka zbuluar aktorja e famshme.

Kujdesi për zonën e ndjeshme rreth syve

Kjo metodë, e cila përdor të ftohtin për të reduktuar fryrjen dhe gjurmët e lodhjes, është bërë pjesë e pandashme e rutinës së saj të përditshme të kujdesit.

Lëkura rreth syve shpesh neglizhohet, edhe pse është një nga zonat më të ndjeshme të fytyrës. Kjo lëkurë është më e hollë, më delikate dhe priret të tregojë e para shenjat e lodhjes, stresit dhe plakjes. Ekspertët theksojnë se kujdesi i duhur për këtë zonë nuk është luks, por domosdoshmëri, po aq i rëndësishëm sa serumi ditor apo kremi mbrojtës me SPF, transmeton Telegrafi.

Në rutinën e mbrëmjes rekomandohen formula më të pasura për rigjenerim të thellë të kësaj zone të ndjeshme. Hapat kryesorë përfshijnë pastrim të plotë, përdorimin e serumit me acid hialuronik, vitaminë C, kafeinë ose retinol, si dhe kremra cilësorë për sy. Kujdes i veçantë duhet treguar edhe për mbrojtjen nga dielli, pasi shumë marka tashmë kanë zhvilluar kremra specifikë me SPF për zonën rreth syve.

Përveç lugëve të ftohta, rolerët e mbajtur në frigorifer mund të ndihmojnë po ashtu për të reduktuar fryrjen dhe për të stimuluar qarkullimin e gjakut. Rekomandohet edhe përdorimi herë pas here i maskave ose i patch-eve për sy, sidomos para ngjarjeve të rëndësishme apo pas netëve pa gjumë. Gjithashtu ndihmojnë edhe pajisjet me dritë LED, si drita e kuqe, që stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe përmirësojnë elasticitetin e lëkurës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Megjithatë, sekreti i vërtetë i një pamjeje të shndritshme qëndron tek baza: gjumi cilësor, hidratimi i rregullt dhe një ushqyerje e balancuar. Zona rreth syve është shpesh e para që tregon shenjat e lodhjes dhe stresit, ndaj është me rëndësi të dëgjojmë se çfarë na thotë trupi.

You Might Also Like

Horoskopi 10 tetor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Si të dukeni e bukur pa grim?

Ngjyra e buzëkuqit që e zgjedhni zbulon shumë për personalitetin tuaj

Qëndisja kontribuon në mirëqenien dhe cilësinë e jetës

Shkaqet përse na kthehen ish-partnerët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kurti e Vuçiq nesër përballen në Shkup
Next Article Mendi Qyra shpall kandidaturën si i pavarur për kryetar të Strugës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?