By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë
Ekonomi

Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë

admin
Last updated: 07/10/2025 18:14
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë rreth 300 milionë euro taksa shtesë mbi naftën, për të financuar krijimin e rezervës së sigurisë së karburanteve.

Qeveria ka rikthyer projektligjin kontrovers për krijimin e rezervës së sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, të cilin pati tentuar ta miratonte fillimisht në vitin 2018, por më pas e tërhoqi pas kundërshtive publike dhe kostove marramendëse.

Drafti i rezervës se karburanteve

Drafti i publikuar në portalin e konsultimeve publike detyron mbajtjen e një rezerve kombëtare për karburantet të barabartë me 3 muaj importe ose 2 muaj konsum, cilado prej shifrave është më e madhe.

Sipas tabelave të publikuara në relacionin bashkëngjitur ligjit, për vitin 2025 rezerva e detyrueshme e karburanteve do të jetë 240 mijë tonë, e cila në vlerë përkthehet në gati 200 milionë euro.

Image

Rezerva e detyrueshme për vitin 2025

Kjo sasi karburantesh do administrohet nga një Autoritet Shtetëror, i cili do të ngrihet posaçërisht për këtë qëllim nën varësinë e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Por si do të financohen 200 milionë euro për krijimin e kësaj rezerve?

Sikur të mos mjaftonte barra rekord e taksave (ndër më të rëndat në botë), që shqiptarët paguajnë mbi naftën, qeveria ka shkruar në ligj se do të vendosë një tarifë të re mbi karburantet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë do të paguhet nga qytetarët në çmimin fundor të naftës dhe benzinës, që ata blejnë çdo ditë në treg. Masa e tarifës do të përcaktohet pas miratimit të ligjit me vendim të Këshillit të Ministrave.

Edhe pse praktikisht kjo është një taksë e mirëfilltë, qeveria ka vendosur ta quajë tarifë, për të nxjerrë jashtë loje parlamentin dhe për ta miratuar barrën e re shtesë që do të bjerë mbi qytetarët thjesht dhe vetëm më VKM pa diskutime në Kuvend.

Kosto marramendëse dhe pikëpyetje të mëdha

- Advertisement -
Ad imageAd image

Por 200 milionë eurot shtesë që qytetarët shqiptarë do të paguajnë për të financuar blerjen e rezervës së sigurisë, janë vetëm njëri nga zërat e kostos. Fatura e këtij operacioni është shumë më e madhe se kaq, pasi do të përfshijë edhe infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e rezervës, por edhe kostot administrative si fuqia punëtore apo dhe transporti.

Në ligj qeveria thekson se do të kontraktojë depo me qira për të mbajtur sasinë e rezervës.

“Objektet depozituese të Operatorëve Ekonomikë, të kontraktuar për ruajtjen e rezervave të sigurisë të jene të pajisur me vërtetim teknik për respektimin e normave dhe kushteve teknike për depozitimin e naftës bruto dhe nënprodukteve e saj sipas dispozitave ligjore në fuqi,” thuhet në projektligj.

Ndonëse mbetet e paqartë nëse ekzistojnë kapacitete kaq të mëdha depozituese në Shqipëri, pikëpyetja e dytë lidhet me koston. Aktualisht kostoja për marrjen me qira e depozitave të karburanteve është minimalisht 10 euro për ton në muaj.

Kjo do të thotë se për të ruajtur 280 mijë tonë rezervë karburanti sa kërkon qeveria që këtë vit duhen minimalisht 2.8 milionë euro në muaj. Nëse këtyre u shtohen edhe kostot e transportit dhe fuqisë punëtore, fatura e mbajtjes së rezervës do të jetë dukshëm më e lartë se sa shifra 200 milionë euro. Por nuk mbaron as këtu.

Si do blejë dhe shesë Autoriteti naftë?

Karburantet kanë vetinë që skadojnë dhe rezerva e tyre duhet të rinovohet duke shitur sasitë ekzistuese dhe duke blerë sasi të reja. Kjo nënkupton se autoriteti shtetëror do të blejë dhe shesë naftë në treg për nevojat e rezervës.

Shqipëria ka një eksperiencë të ngjashme me energjinë elektrike, ku kompanitë shtetërore blejnë dhe shesin energji. Ajo që ndodh është se e blejnë shtrenjtë dhe e shesin lirë duke humbur para publike, të cilat u ngarkohen si humbje në kurriz qytetarëve.

Ky është një operacion marrëzie me kosto stratosferike, ndonëse qeveria thotë se krijimi i rezervës është kusht nga Bashkimi Europian. Megjithatë direktivat e BE-së nuk përcaktojnë formën e mbajtjes së rezervës. Ajo mund të jetë shtetërore, por mund të mbahet edhe nga kompanitë private, fizikisht në depot e tyre, në pikat e karburanteve, apo dhe në anijet e porositura.

Për më tepër, ky projektligj hedh dyshime se do të çojë para tek klientët e qeverisë. Në ligj thuhet se Autoriteti do të marrë depozita me qira nga privatët. Paralelisht ai mund ta delegojë këtë funksion direkt tek privatët.

Autoriteti për një periudhë të caktuar, mund të delegojë detyra që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë, me përjashtim të shitjes dhe blerjes të rezervave specifike, tek operatorët ekonomikë, në baze të një Marrëveshje që lidhet midis Autoritetit dhe operatorit ekonomik,” thuhet në ligj.

Pra në mes të autoriteti dhe privatëve që kanë depot mund të hyjë një tjetër privat sekser, i cili merr me qira depot nga privatët dhe ja faturon qeverisë me shtrenjtë. Biznes për Ronët e qeverisë. / Kapitali.

You Might Also Like

Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Përsëri u rrit kostoja e jetesës

Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin

Familjet në Shqipëri rritën me 1,5% shpenzimet mujore për konsum

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin
Next Article E rëndë në Gjermani, kryebashkiakja masakrohet me thikë para shtëpisë, në gjendje të rëndë për jetën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?