By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çmimet e ushqimeve rriten në rajon, Kosova në vendin e dytë pas Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Çmimet e ushqimeve rriten në rajon, Kosova në vendin e dytë pas Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor
Kosovë

Çmimet e ushqimeve rriten në rajon, Kosova në vendin e dytë pas Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor

admin
Last updated: 31/08/2026 09:21
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 31 gusht, argument.mk/ – Rënia e fortë e euros këtë verë do të duhej të ndihmonte në uljen e çmimeve të produkteve të importuara, por siç tregojnë të dhënat e Eurostat çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 3.2% në korrik 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë ose pesë herë më shumë se në Bashkimin Europian ku shtrenjtimi ishte vetëm 0.6%.

Të dhënat e Eurostat-it tregojnë se presionet mbi çmimet e ushqimeve po lëvizin në kahe të kundërta. Në Shqipëri, norma vjetore u përshpejtua nga 2.9% në qershor në 3.2% në korrik, ndërsa në BE u ngadalësua nga 1% në qershor në 0.6 % në Korrik.

Nga renditja e Eurostat-it rezulton se Shqipëria ishte e pesta me normën më të lartë të inflacionit të ushqimeve mes 36 vendeve europiane. Norma më të larta u regjistruan vetëm në Turqi, me 37.6%, Rumani, me 4.6%, Qipro, me 4.5%, dhe Islandë, me 4.4%.

Ushqimet dhanë gati një të tretën e inflacionit

Inflacioni i përgjithshëm i harmonizuar në Shqipëri arriti në 3.4% në korrik, nga 3.2% në qershor. Ushqimet dhe pijet joalkoolike dhanë kontributin më të madh, me 1.09 pikë përqindje, ose gati një të tretën e rritjes së përgjithshme të çmimeve.

Kjo lidhet edhe me peshën e lartë që kanë ushqimet në shpenzimet e konsumatorëve shqiptarë. Sipas iNSTAT-it, ato zënë 34.46% të shportës së përdorur për llogaritjen e indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

Në Bashkimin Europian, inflacioni i përgjithshëm ishte 3% në korrik, vetëm 0.4 pikë përqindje më i ulët se në Shqipëri. Por diferenca te ushqimet ishte shumë më e madhe. Kjo tregon se presioni inflacionist në Shqipëri është më i përqendruar te produktet bazë të konsumit sesa në pjesën më të madhe të BE-së.

Shqipëria me rritjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor

Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria kishte normën më të lartë të rritjes vjetore të çmimeve të ushqimeve në Korrik 2026. Ajo pasohej nga Kosova 2,7%, Mali i Zi 2.3%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi çmimet e ushqimeve ishin më të ulëta se një vit më. Në Serbi çmimet në muajin korrik 2026 ishin -5.6 për qind më të ulëta se në korrik 2025, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ishin -0.3 % më të ulëta.

Për të gjithë vitin 2026, Shqipëria për çdo muaj kishte rritje të çmimeve të ushqimeve shumë me tepër se mesatarja e BE-së. Edhe krahasuar me vendet e afërta anëtare të BE-së, rritja në Shqipëri ishte më e lartë. Në Bullgari, ushqimet u shtrenjtuan me 1.2%, ndërsa në Kroaci dhe Greqi çmimet ranë përkatësisht me 0.1% dhe 0.4%.

Ushqimet, Shqipëria më e shtrenjtë se BE-ja

Shqiptarët vijojnë të kenë të ardhura dhe fuqi blerëse ndër më të ulëtat në Europë, por kur bëhet fjalë për ushqimet, po paguajnë çmime më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kanë arritur në 102.9% të mesatares së BE-së në vitin 2025, nga 99.6% një vit më parë. Kjo do të thotë se një shportë ushqimore që kushton 100 euro në BE, në Shqipëri kushton mesatarisht 103 euro, e matur sipas fuqisë blerëse.

Ndërkohë, të ardhurat për frymë të shqiptarëve mbeten vetëm 43% e mesatares europiane, ndërsa konsumi individual për frymë arrin në 48%. Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë për këta tregues, duke lënë pas vetëm pak vende të rajonit.

Diferenca mes çmimeve dhe të ardhurave po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Edhe pse Shqipëria mbetet një nga vendet më bujqësore në Europë, konsumatorët po përballen me kosto të larta për produktet ushqimore, duke bërë që një pjesë gjithnjë e më e madhe e buxhetit familjar të shkojë për nevojat bazë.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë
Next Article Koloneli i KFOR-it takon drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Pejë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?