Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – “Çmimet e derivateve të naftës janë deri në tavan, nga dje dizeli është mbi 100 denarë për litër. Ky është goditje e re ndaj standardit të qytetarëve që presin masa, por Qeveria e Mickoskit nuk ndërmerr asgjë. Nuk ka ulje të TVSH‑së. Nuk ka ulje të akcizës. Nuk ka masa për mbrojtjen e standardit”, tha Natasha Popoviq – anëtare e Bordit Ekzekutiv të LSDM.
“Madje Mickoski tha se nuk ka ndërmend ta ulë TVSH‑në për derivatet e naftës. Qytetarët në Maqedoni me pagat më të ulëta tani do të paguajnë litër dizel mbi 100 denarë. Vetëm për gjashtë muaj çmimi i dizelit u rrit për 43%.
Rezervuari prej 50 litrave tani i kushton qytetarëve mbi 1.500 denarë më shumë se para gjashtë muajve. Por goditja nuk përfundon në pompë. Derivatet më të shtrenjta do të thonë transport më të shtrenjtë, prodhim më të shtrenjtë, shpenzime më të mëdha për bujqit dhe rritje të re të çmimeve të ushqimit.
Gjysma e buxhetit familjar të qytetarëve maqedonas tashmë shkon për ushqim dhe pije, shporta konsumatore është gati 70.000 denarë, ndërsa pagat stagnon. Çdo denar i ri për bukën, qumështin, perimet dhe frutat godet drejtpërdrejt tryezën familjare. Standardi i jetesës së qytetarëve po bie, ndërsa Qeveria nuk ndërmerr asgjë.
Kush përfiton mbi kurrizin e qytetarëve që e paguajnë çmimin për paaftësinë e Mickoskit.
LSDM kërkon:
Ulje të TVSH‑së për derivatet e naftës nga 18 në 5%,
Ulje të akcizës për 50%.
Këto dy masa do të kenë efekt të drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve të të gjitha derivateve, uljen e shportës konsumatore dhe nivelit të përgjithshëm të çmimeve. Hajde të paktën një herë pranoni diçka të mirë për qytetarët”, kërkoi Natasha Popoviq – anëtare e Bordit Ekzekutiv të LSDM.

