Shkup, 15 shkurt – Në Kuvend sot seanca do të mbajë Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, në të cilën pritet të diskutohet për Propozim ndryshimet e Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar.
Siç qëndron në arsyetimin e publikuar në ueb faqen e Kuvendit, qëllimi i Propozim-ndryshimeve është përshtatja e dispozitave për planifikim urbanistik në lidhje me zënien e tokave bujqësore nga klasa I deri në të IV kadastrale, harmonizimi i Ligjit për Prokurim Publik dhe vazhdimi i afatit për sjelljen e planeve urbanistike të iniciuara me ligje të tjera.
“Me këtë propozim-ligj do të specifikohen dispozitat për planifikim urbanistik në lidhje me zënien e tokës bujqësore nga klasa I deri në të IV kadastrale dhe do të harmonizohen me Ligjin për tokë bujqësore i cili gjithashtu është në procedurë të ndryshimit në lidhje me këto dispozita në lidhje me posedimin e tokës bujqësore nga klasa I deri në të IV kadastrale”, qëndron në Propozim-ligj.
Siç theksohet në arsyetim, do të plotësohet edhe dispozita për dorëzimin e të dhënave dhe informacioneve në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që janë të domosdoshme për përpunimin e planeve urbanistike gjegjësisht projekte, ndërsa dalin nga fushat e përhershme dhe të propozuara për mbrojtjen e zonave të trashëgimisë botërore.
“Gjithashtu, zgjedhja e kryerësit të punëve për planifikim urbanistik që i kryejnë personat juridik me licencë për përpunimin e planeve urbanistike, për plane dhe projekte të financuara me mjete të buxhetit të komunës, komuna e Qytetit të Shkupit dhe qyteti i Shkupit do t’i zbatojnë në mënyrë dhe procedurë sipas Ligjit për prokurime publike”, thuhet në arsyetimin e Propozim-ligjit.