Shkup, 10 shkurt – Në organizim të Fondacionit “Konrad Adenauer” sot në Klubin e gazetarëve do të mbahet ngjarje kushtuar “Transformimit digjital dhe inteligjencës artificiale – sfida dhe mundësi”.
Në ngjarje do të diskutohet për trendet më të reja, mundësitë për zhvillim, si dhe sfidat që i sjellë kjo epokë teknologjike, duke u nisur nga aspektet juridike dhe etike lidhur me përdorimin e IA-së, si dhe mundësitë që i ofron inteligjenca artificiale në arsim dhe mediume.
“Transformimi digjital dhe inteligjenca artificuale gjithnjë e më tepër po bëhen faktorë kyç për zhvillimin e ekonomisë, arsimit, të drejtës dhe shoqërisë në tërësi”, theksojnë në kumtesë.
Është paraparë ngjarja të hapet nga ana e ministrit të Transformimit Digjital – Stefan Andonovski dhe Daniel Braun, përfaqësues zyrta i Fondacionit “Konrad Adenauer”.
Janë paralajmëruar paraqitje edhe të Aleksandar Spasenovskit – profesor në Fakultetin juridk “Justiniani i Parë” – Shkup, Dragan Sekullovski – drejtor i Shoqatës së gazetarëve, Sasho Kokallanov – profesor i jashtëzakonshëm në Fakultetin për arte dramatike – Shkup, Ivan Jovanov – drejtor ekzekutiv i “LEAD” dhe Perica Sarxhoski – drejtor për mësim dhe bashkëthemelues i “Pegasus ELS”, tetovë.
