Shkup, 22 korrik – Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale njoftoi sot se në seancën e 5-të të mbajtur më 21 korrik të vitit 2025 miratoi Draft-Udhëzimin për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për konfirmimin e raporteve për reklamim politik të emituar të paguar.
“Agjencia u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre të marrin pjesë në debatin publik për Draft-Udhëzimin dhe të njejtat në formë të shkruar t’i dorëzojnë përmes rrugës elektronike në e-adresën contact@avmu.mk. Debati publik do të zgjasë 45 ditë, deri më 5 shtator të vitit 2025″, citojnë nga ASHMAA.
Në seancën e njejtë Këshilli i Agjencisë ka marrë edhe Draft-Rregullore për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.
Agjencia u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre të marrin pjesë edhe në debatin publik për Draft-Rregulloren dhe të njejtat në formë të shkruar t’i dorëzojnë përmes rrugës elektronike në e-adresën contact@avmu.mk.
Debati publik, në lidhje me Draft Rregulloren, siç kumtojnë nga ASHMAA, do të zgjasë 30 ditë, deri më 20 gusht të vitit 2025.