Prishtinë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Analisti politik Ilir Deda ka propozuar gazetarin dhe publicistin Blerim Shala si një figurë të përshtatshme për postin e presidentit të Kosovës.
Ai ka bërë me dije se Shala do të ishte zgjidhje më e mirë për Kosovën në situatën në të cilën ndodhemi.
Në emisionin “Politico”, ai ka thënë se Shala bashkëpunon më të gjitha subjektet politike.
“Për President kishte me qenë shumë figurë e mirë Blerim Shala, i cili ka bashkëpunuar me të gjithë”, ka deklaruar Deda.
Megjithatë, Shala vitin e kaluar nuk ka treguar gatishmëri për të marrë këtë post.
Pasi kishte filluar të i përmendte emrin për këtë çështje, gazeta Nacionale e kishte kontaktuar Shalën, por ai kishte thënë se nuk është i gatshëm për këtë post.

