By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deklaratat e Von der Leyen për trupa evropiane në Ukrainë, Gjermania i hedh poshtë: KE nuk ka mandat për dislokim trupash
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Deklaratat e Von der Leyen për trupa evropiane në Ukrainë, Gjermania i hedh poshtë: KE nuk ka mandat për dislokim trupash
Bota

Deklaratat e Von der Leyen për trupa evropiane në Ukrainë, Gjermania i hedh poshtë: KE nuk ka mandat për dislokim trupash

admin
Last updated: 01/09/2025 18:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deklaratat e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për një mundësi dërgimi trupash evropiane në Ukrainë kanë shkaktuar reagime të forta në radhët e Bashkimit Evropian.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i hodhi poshtë si “të parakohshme” dhe theksoi se Komisioni Evropian nuk ka asnjë kompetencë për çështje të tilla ushtarake.

Në një deklaratë për mediat gjatë vizitës së tij në një fabrikë municionesh në Këln të hënën, Pistorius tha:
“Këto janë çështje që nuk mund të diskutohen pa pasur në tavolinë palët përkatëse. Komisioni Evropian nuk ka mandat për dislokim trupash.”

Kjo deklaratë vjen në reagim ndaj një interviste që Ursula von der Leyen dha për Financial Times të dielën, ku tha se Evropa po harton “plane shumë të sakta” për vendosjen e një force shumëkombëshe në Ukrainë pas përfundimit të luftës, si pjesë e garancive të sigurisë për vendin, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Sipas Von der Leyen, ky mision mund të përfshijë dhjetëra mijëra trupa nën drejtim evropian, ndërsa SHBA do të ndihmonte në fushat e komandës, kontrollit, inteligjencës dhe mbikëqyrjes.

Presidentja e Komisionit tha se siguria e Ukrainës është “kritike” dhe shtoi se ka një “rrugë të qartë dhe marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë”. Ajo theksoi se, pavarësisht spekulimeve të kundërta, “procesi po ecën shumë mirë”.

Gjithashtu, Von der Leyen tha se presidenti amerikan i ka dhënë garanci se SHBA do të ketë një rol aktiv në kuadër të këtyre garancive të sigurisë për Ukrainën, deklaratë që, sipas saj, është konfirmuar disa herë nga Uashingtoni.

Ndërkohë, për të theksuar rëndësinë dhe urgjencën e temës, Franca do të presë këtë të enjte një takim të “Aleancës së të Gatshmëve”, një grup shtetesh që mbështesin Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

Sipas Elysee-së, takimi i cili do të mbahet në format hibrid, me disa liderë të pranishëm dhe të tjerë virtualisht – do të fokusohet pikërisht në garancitë e sigurisë për Ukrainën, si dhe në refuzimin e Rusisë për të negociuar paqe.

You Might Also Like

Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO

Todd Blanche konfirmohet si Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve

Spanja vendos kontrolle kufitare ndaj Italisë, përshkallëzohet përplasja për fluksin e migrantëve në Ceuta

Kolumbia ka presidentin e ri, De la Espriella merr zyrtarisht detyrën

Rëndohet gjendja shëndetësore e Joe Biden, djali i tij Hunter: Kanceri është përhapur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Krizë e brendshme në Izrael, Netanyahu hedh poshtë propozimin e shefit të Forcave Mbrojtëse për marrëveshje: Trump më kërkoi të mos e pranojmë
Next Article Kim Jong Un niset drejt Kinës me tren të blinduar për paradën ushtarake historike në Pekin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?