By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Delegacioni parazgjedhor i APKE-së: Periudha para zgjedhjeve stabile, pritet plotësim i standardeve demokratike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Delegacioni parazgjedhor i APKE-së: Periudha para zgjedhjeve stabile, pritet plotësim i standardeve demokratike
Maqedoni

Delegacioni parazgjedhor i APKE-së: Periudha para zgjedhjeve stabile, pritet plotësim i standardeve demokratike

admin
Last updated: 28/03/2024 14:57
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 mars – Delegacioni parazgjedhor i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i cili e përfundoi vizitën në Maqedoninë e Veriut në periudhën prej 25 deri më 28 mars, vlerëson se periudha para zgjedhjeve është e qëndrueshme dhe zgjedhjet pritet t’i përmbushin standardet demokratike. Delegacioni theksoi gjithashtu se mjedisi politik, tashmë shumë i polarizuar, është ende shumë dinamik dhe në ndryshim dhe u bëri thirrje të gjithë aktorëve që të sigurojnë që fushata të ecë pa probleme deri në ditën e zgjedhjeve.

Delegacioni ndërpartiak prej gjashtë anëtarëve, i kryesuar nga Alfred Heer (Zvicër, ALDE), i përbërë nga Stefan Shenah (Austri, SPC), Kris Said (Maltë, EPP/CD), Sevilaj Çelenk Ozen (Turqi, UEL), Sibel Arslan (Zvicër, SPC), bashkë-raportuese e Komitetit monitorues të APKE-së dhe Xhozef O’Rajli (Irlandë, EPP/CD), bënë vlerësimin e tyre në Shkup dhe zhvilluan takime me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kandidatët për president, liderët partiakë dhe përfaqësuesit, presidenti dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), gazetarë dhe grupe qytetare, anëtarë të trupit diplomatik, kolegë vëzhgues ndërkombëtarë nga ODIHR dhe anëtarë të delegacionit të Maqedonisë së Veriut në APKE-së.

Delegacioni, në një komunikatë për media, thekson se pothuajse të gjitha forcat politike në Maqedoninë e Veriut janë në favor të integrimit evropian të vendit dhe shpresojnë se do të gjendet një zgjidhje për pengesat e mbetura. Delegacioni u informua gjithashtu se një sërë rekomandimesh shumëvjeçare të ODIHR-it nuk janë adresuar, duke përfshirë rekomandimet për harmonizimin e Kodit zgjedhor, vendosjen e procedurave të qarta për mandatin dhe emërimin e komisionerëve shtetërorë të zgjedhjeve dhe ofrimin e mjeteve juridike efektive për kontestimet zgjedhore.

“Delegacioni ishte i kënaqur kur dëgjoi për besimin e përgjithshëm në profesionalizmin e përgjithshëm të KSHZ-së, por vërejti një shkallë më të ulët të besimit në organet e ulëta zgjedhore. Delegacioni me kënaqësi ka vërejtur nivel të përgjithshëm besimi në saktësinë e listës zgjedhore dhe metodave të regjistrimit të votuesve. Megjithatë, ai mori informacion se numri i përgjithshëm i votuesve mund të jetë i fryrë për shkak të qytetarëve që mbeten në evidencë edhe pse jetojnë jashtë vendit. Po ashtu, me shqetësim u konstatua se atyre qytetarëve që do të mbushin 18 vjeç ndërmjet raundit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve presidenciale do t’u hiqet e drejta e votës për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale”, thuhet në komunikatën e Delegacionit.

Në komunikatë, ndër të tjera, bëhet e ditur se partitë dhe kandidatët mund të bëjnë fushatë lirisht. “Edhe pse gjuha e urrejtjes nuk konsiderohet si një çështje e madhe zgjedhore, delegacioni dëgjoi për raste të sulmeve personale dhe përpjekjeve për frikësim ndaj përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilat kulmuan me nxitje të dhunës dhe madje edhe kërcënime me vdekje. Delegacioni dënon ashpër praktika të tilla, të cilat janë të papranueshme në një demokraci evropiane dhe shfaq shpresën se autoritetet kompetente urgjentisht do të marrin masa të forta kundër autorëve të këtyre kërcënimeve”, thuhet në kumtesë.

Delegacioni theksoi se edhe pse deri më tani nuk ka shenja të keqpërdorimit masiv të burimeve shtetërore, ekziston shqetësimi se kjo mund të ndodhë sërish gjatë fushatës zgjedhore. Gjithashtu u dëgjua për presione të mundshme ndaj punonjësve në sektorin publik, si dhe ndaj të burgosurve në burgje.

“Formula për shpërndarjen e reklamave politike në media dhe në hapësira publike shihet nga disa si privilegjuese e partive më të mëdha dhe më të afirmuara, në vend që të sigurohet akses i drejtë për të gjithë konkurrentët, përfshirë partitë më të vogla”, thekson Delegacioni.

Delegacioni gjithashtu vuri në dukje shqetësime për disa aspekte të procesit zgjedhor, përfshirë kuadrin ligjor zgjedhor (miratimin e amendamenteve në momentin e fundit të Kodit zgjedhor, ndonëse qartësisht i nevojshëm për një zbatim më të mirë të procesit zgjedhor, është në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias ), si dhe rregullimi mjaft i dobët i rregullave të financimit të fushatës (veçanërisht në lidhje me morinë e portaleve onlajn të krijuara së fundmi me të vetmin qëllim për të marrë fonde publike për partitë).

Delegacioni konfirmon se zgjidhja e disa prej këtyre çështjeve përpara ditës së zgjedhjeve mund të jetë sfiduese, por kërkon fuqimisht aksion për ato që ende mund të korrigjohen.

- Advertisement -
Ad imageAd image

APKE përfaqëson deputetë nga 46 vende evropiane dhe i vëzhgon zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut në kuadër të dialogut të saj pas-monitorues me vendin. Një delegacion i plotë prej 22 anëtarësh i APKE-së, i shoqëruar nga ekspertë ligjorë nga Komisioni i Venecias, do të vëzhgojë votimin më 24 prill të vitit 2024 si pjesë e një misioni ndërkombëtar vëzhgimi të zgjedhjeve së bashku me ODIHR-in, dhe më pas më 8 maj kur do të bashkohen me delegacionet nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së dhe Parlamenti Evropian.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Petrovska: Programi “Shkencë për paqe dhe siguri” i inkurajon aspektet civile të shkencës në shërbim të sigurisë
Next Article Kuvendi miratoi një deklaratë për të shënuar katër vjetorin e anëtarësimit në NATO dhe 75 vjetorin e formimit të Aleancës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?