By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend, s’do t’i ndalim edhe veprimet tjera
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend, s’do t’i ndalim edhe veprimet tjera
Kosovë

​Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend, s’do t’i ndalim edhe veprimet tjera

admin
Last updated: 12/08/2026 14:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Deliu-Kodra në sallën e Kuvendit të Kosovës tha se nuk mund të ketë normalitet në shtetin e Kosovës nga ata të cilët, siç u shpreh ajo, ndonëse i obligon rregullorja, Kushtetuta dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk e bëjnë atë që sot është domosdoshmëri, konstituimi i kuvendit.

“Po e them, PDK-ja do të jetë përditë në kuvend, do të jemi edhe sot brenda kuvendit për të bërë thirrje dhe po i bëjmë thirrje kryesuesit të seancës plenare që ta thërras seancën plenare siç e obligon rregullorja e punës së kuvendit. Kushtetuta e Kosovës është bërë me mund, gjak e sakrificë. Është cenuar themeli i shtetit dhe PDK-ja përsërit thirrjen e kthimit të rendit kushtetues që sot është domosdoshmëria kryesore. Nuk do t’i ndalim veprimet demokratike, institucionale, ligjore që duhet t’i ketë një përfaqësues i zgjedhur i qytetarëve të Kosovës për ta kthyer këtë vend në normalitet. Thirrja jonë është që të kthehet rendi kushtetues dhe t’i kthehemi punimeve të kuvendit”, tha ajo.

Tutje, Deliu-Kodra paralajmëroi se Partia Demokratike e Kosovës do të ndërmarrë edhe veprime të tjera për ta ruajtur rendin kushtetues.

“Asgjë sot më të rëndësishëm nuk ka sesa kthimi i rendit kushtetues. Po e mbyllim këtu sot, por do të vazhdojmë të jemi në Kuvendin e Kosovës dhe nuk do t’i ndalim veprimet tona politike, institucionale, demokratike por edhe veprime të tjera për ta ruajtur rendin kushtetues”, tha ajo, raporton KosovaPress.

Gjatë ditës, deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të thirret vazhdimi i seancës konstituive. Gjatë kësaj kohe pati disa raste ku pati shtyrje fizike në mes deputetëve të partive ish-opozitare dhe të Lëvizjes Vetëvendosje. /KP/

You Might Also Like

Dita e njëmbëdhjetë, protestuesit mbushin sheshin e Prishtinës, kundërshtohet dënimi i ish-krerëve të UÇK’së

Kori nga Beogradi provokon me këngë nacionaliste në Herceg Novi

Hoxha mbron Gërvallën pas vendimit për ish-drejtuesit e UÇK-së: “Kurrë nuk kam besuar…”

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Projektligj i ri për prokurimet në mbrojtje e siguri, risi nga ankandi elektronik te siguria e furnizimit
Next Article Prokuroria: Do të hetohen informacionet në lidhje me ndotjen në burimin Rashçe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?