By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Demo: Pasuritë e konfiskuara i kthejmë në mundësi për të rinjtë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Demo: Pasuritë e konfiskuara i kthejmë në mundësi për të rinjtë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë
Shqipëri

Demo: Pasuritë e konfiskuara i kthejmë në mundësi për të rinjtë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 nëntor, Argument – Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vizitoi një galeri arti të ngritur në ambientet e një ish-bar kafeje të konfiskuar nga shteti. Gjatë vizitës, ministri u angazhua për zgjerimin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, me synimin që pasuritë dhe vlerat monetare të konfiskuara t’u shërbejnë më shumë qytetarëve dhe komuniteteve në të gjithë vendin.

Hapësira, që dikur i përkiste një personi të lidhur me krimin, sot u shërben grave dhe të rinjve për të krijuar punime artistike e artizanale dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre.

Demo theksoi se “dobësimi i krimit është një mundësi shumë e mirë që ne të fuqizojmë komunitetet”, duke e lidhur këtë objektiv me përdorimin e pasurive të konfiskuara dhe partneritetin me organizatat që punojnë në territor.

“Ne do ta vazhdojmë dhe do ta intensifikojmë këtë traditë tashmë, për të vazhduar mbështetjen dhe, pse jo, të zgjerojmë edhe numrin e organizatave me të cilat ne bashkëpunojmë”, u shpreh ministri.

Sipas tij, bashkëpunimi mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe shoqërisë civile është thelbësor për përdorimin e suksesshëm të këtyre burimeve. Angazhimi përfshin zgjerimin e gamës së aktiviteteve dhe të numrit të përfituesve, me vëmendje të veçantë ndaj njerëzve në nevojë dhe mundësive që programet u krijojnë të rinjve.

Ministri nënvizoi rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Posaçme dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, duke theksuar njëkohësisht nevojën për mbështetjen e komuniteteve dhe fuqizimin e organizatave që veprojnë pranë tyre.

Një pjesë të fjalës, Demo ia kushtoi ruajtjes së zanateve dhe produkteve tradicionale. Ai e vlerësoi galerinë, si një model me rëndësi për përcjelljen e aftësive te brezi i ri i artizanëve dhe për ruajtjen e traditës vendase.

Ministri evidentoi nevojën për të nxitur përfshirjen e të rinjve në artizanat dhe për të mbështetur mjeshtrat në transmetimin e njohurive të tyre. Ruajtja e këtyre aftësive dhe produkteve, sipas tij, ndihmon në mbrojtjen e autenticitetit të zonave dhe në zhvillimin e turizmit në vend.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tom Hiddleston dhe e fejuara Zawe Ashton shfaqen të dashuruar në publik, aktori flet për jetën si baba
Next Article Burnham: Marrëveshje historike për rivendosjen e marrëdhënieve BE-BM

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?