By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Denaj: Skema e investimeve në Bujqësi, mbështetje kapaciteteve prodhuese të fermave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Denaj: Skema e investimeve në Bujqësi, mbështetje kapaciteteve prodhuese të fermave
Shqipëri

Denaj: Skema e investimeve në Bujqësi, mbështetje kapaciteteve prodhuese të fermave

admin
Last updated: 08/10/2024 15:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot informacion në lidhje me skemën e investimeve në bujqësi në takimin e mbajtur sot me fermerë të qarkut të Tiranës.

Në takim ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetarii bashkisë së Tiranës Erion Veliaj sikundër edhe deputetë të qarkut Tiranë.

Denaj vuri në dukje se skema e investimeve në Bujqësi synon rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në fermat bujqësore dhe blegtorale si dhe modernizimin e fermave për të rritur rendimentin, por njëkohësisht për të ulur dhe koston.

Ajo u ndal tek fakti që skema parashikon mbështetje edhe për të eliminuar disa nga problematikat në disa zona të Shqipërisë e pse jo ndoshta edhe në Tiranë, që kanë të bëjnë me kushtet klimatike.

Denaj theksoi se kushtet klimatike vitet e shkuara I kanë ekspozuar fermerët ndaj breshërit duke sjellë humbje të produkteve në zonat e lindjes dhe jugut të Shqipërisë.

“E për këtë kemi vendosur në fokus edhe një investim në atë që është rrjetat antibreshër”, theksoi Denaj.

Ministrja u ndal edhe tek mbështetja për akuakulturën si një mundësi që qeveria shqiptare me një fond prej 15 mln eurosh e bëri të mundur me Aktin Normativ.

Denaj u shpreh e hapur të ndajë me fermerët të gjithë informacionet në lidhje me skemën e cila ka filluar në datën 30 shtator, ndërsa data 8 nëntor është data finale e mbylljes së aplikimit.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nënshkruhet marrëveshje për hua prej 500 milionë euro me Bankën Eksport-Import të Hungarisë
Next Article Protesta e dhunshme e opozitës, Policia procedon Nokën dhe Bardhin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?