By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deponi veturash të vjetra afër Policisë dhe Gjykatës në Kumanovë, komuna premton zgjidhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deponi veturash të vjetra afër Policisë dhe Gjykatës në Kumanovë, komuna premton zgjidhje
Maqedoni

Deponi veturash të vjetra afër Policisë dhe Gjykatës në Kumanovë, komuna premton zgjidhje

admin
Last updated: 19/01/2025 09:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 19 janar – Hapësira e cila ndodhet prapa Gjykatës Themelore të Kumanovës dhe afër Stacionit Policor është shndërruar në hapësirë të braktisur ku me muaj janë stacionuar shumë vetura të vjetra. Qytetarët kërkojnë që e njëjta hapësirë të pastrohet nga këto vetura sepse e njëjta mund të përdoret si parking. Inspektorati Komunal tha se do i largojë veturat e vjetra, por nuk tregoi se kur, shkruan Portalb.mk.

Në hapësirën që gjendet prapa Gjykatës Themelore dhe afër Policisë në Kumanovë në rrugën ‘11 Tetori’, e cila shfrytëzohet edhe si parking nga ana e qytetarëve , ka shumë vetura të vjetra të cilat moti kohë qëndrojnë aty, madje aty janë hedhur edhe mbeturina të ngurta.

Qytetarët e Kumanovës kërkojnë që kjo hapësirë të pastrohet nga veturat e vjetra, pasi sipas tyre mund të shfrytëzohet si parking.

“Unë banoj këtu afër dhe shpesh më bie rruga të kaloj këndej dhe më kanë rënë në sy automjetet e vjetruara të cilat ka kohë që qëndrojnë aty dhe se këto automjete janë moti kohë dhe për këtë nuk merr masa askush, duhet të largohen nga institucionet përkatëse sepse atë vend parkimi mund ta shfrytëzojmë ne qytetarët”, tha një qytetar.

Një qytetar tjetër kërkoi që kjo hapësirë të pastrohet sa më shpejtë.

“Këtë parking mund ta shfrytëzojnë më shumë punonjësit e Komunës së Kumanovës, Gjykatës Themelore dhe Policisë së Kumanovës sepse ata e kanë afër, dhe rrallë herë mund ta shfrytëzojmë ne qytetarët. Ka pasur raste kur kam pasur punë deri në polici dhe jam parkuar aty dhe mezi kam arritur të dalë pa e dëmtuar veturën sepse është katastrofë”, tha një qytetar tjetër.

Drejtori i NP ‘Parkingu i Qytetit’ në Kumanovë Andrej Maxhovksi tha se kjo hapësirë shfrytëzohet si parking pa pagesë dhe se nuk është nën juridiksionin e tyre.

“Duhet të konsultohem me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gjykatën Themelore Kumanovë për të parë nëse janë të tyre dhe më pas të ndërmerren masa”, tha Maxhovksi.

Ndërkaq nga Inspektorati Komunal i Kumanovës theksuan se janë në fazë përfundimtare të nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me një operator për menaxhimin e mbetjeve të veçanta.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, do të iniciohet largimi i të gjitha automjeteve të braktisura të cilat nuk janë në gjendje të rregullt (dhe janë deklaruar si mbetje të automjeteve gjegjësisht të fshira nga evidenca e Ministrisë së Brendshme)”, thanë nga Inspektorati Komunal.

Ata shtuan se automjetet që ndodhen në parkingun prapa Gjykatës Publike në Kumanovë në pjesën më të madhe janë automjete të sekuestruara nga Policia Pyjore, dhe pasi të marrin informacione për gjendjen e këtyre automjeteve do të nisin procedurat për largimin e tyre.

Nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë edhe pse na konfirmuan se do t’i shqyrtojnë pyetjet gazetareske për këtë problem, deri në publikimin e këtij shkrimi nuk na u përgjigjën.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndryshe, kaosi në trafik vazhdon të mbetet i pranishëm në Kumanovë, problem mbetet parkimi jo i rregullt i automjeteve dhe mungesa e parkingjeve.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Çfarë do të kreditojë vendi me 250 milionë eurot e Hungarisë?!
Next Article Zelensky prezanton sot sanksione të reja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?