By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputetët e Frontit Evropian lëshojnë seancën e 12-të të Kuvendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputetët e Frontit Evropian lëshojnë seancën e 12-të të Kuvendit
Maqedoni

Deputetët e Frontit Evropian lëshojnë seancën e 12-të të Kuvendit

admin
Last updated: 12/08/2024 15:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht- Deputetët e Frontit Evropian kanë lëshuar seancën e 12-të të Kuvendit ku duhet të debatohet për ribalancin e Buxhetit. Ata janë të pakënaqur me heqjen e Propozim- ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në leximin e parë të rendit të ditës.

Siç ka theksuar Blerim Bexheti nga Fronti Evropian, derisa komisioni amë të vendosë për ligjin, “ata do ta lëshojnë seancën në shenjë proteste”.

Paraprakisht, Bexheti nga Fronti Evropian në fjalimin procedural theksoi se nuk mundet që ligj i propozuar nga një deputet të tërhiqet nga një deputet tjetër. Opozita do të propozojë ligj dhe nesër shumica do ta tërheq…”, tha Bexheti.

Më pas, deputeti Talat Xhaferi pyeti se sipas cilës rregullore funksionon Kuvendi dhe shtoi se një gjë të tillë nuk ka në Rregulloren e miratuar nga Kuvendi i kaluar para përfundimit të mandatit. Akuzoi për shkelje flagrante të procedurës dhe për majorizim të punës së Kuvendit. Ai tha se asnjëherë nuk ka pasur heqje të pikës nga rendi i ditës iniciuar nga opozita në procedurë të rregullt me ​​kërkesë të një deputeti të shumicës qeveritare.

“Nuk guxoni ta ndërprisni procedurën kur ajo ka filluar”, tha Xhaferi.

Ilire Dauti nga Fronti Evropian, nga ana tjetër, akuzoi për vendosjen e diktaturës politike në vend dhe heqjen e së drejtës për rishikim të ligjit të paraqitur në procedurë të rregullt. Siç tha ajo, askush nuk mund t’ia heqë të drejtën për të iniciuar zgjidhje ligjore dhe për të majorizuar të drejtën e saj dhe kështu t’i shkurtojë të drejtën.

“Shkelet e drejta ime për të propozuar ligj në procedurë të rregullt dhe i lejohet një deputeti tjetër të ma marrë atë të drejtë. Ky ligj kaloi në Komisionin për financim dhe buxhet dhe sot është hequr nga rendi i ditës pa shkuar sërish në komision. Ju nuk doni të flisni për lojërat e fatit, ndaj e hiqni nga rendi i ditës. Interpretimi autentik nuk ka lidhje me ligjin që po na e hiqni”, ka thënë Dauti dhe shtoi se në këtë mënyrë i hiqet e drejta deputetit që të propozojë ligj në procedurë të rregullt.

Halil Snopçe nga VLEN-i tha se Fronti Evropian po bën teatër për ligjin e lojërave të fatit dhe shtoi se opinioni nuk mund të mashtrohet në këtë mënyrë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Filloi debati plenar për ribalancin e Buxhetit për vitin 2024
Next Article Për shkak të një defekti, nesër një pjesë e Shkupit do të mbetet pa ujë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?