By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputetët e mbështesin propozimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të misionit të KFOR-it në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputetët e mbështesin propozimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të misionit të KFOR-it në Kosovë
Maqedoni

Deputetët e mbështesin propozimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të misionit të KFOR-it në Kosovë

admin
Last updated: 07/06/2024 10:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Misioni i ushtrisë gjermane në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë duhet të vazhdojë. Me rëndësi gjendja në Kosovë dhe B-H.

Shumica dërrmuese e përfaqësuesve në parlamentin gjerman, Bundestag, janë pro vazhdimit të dy misioneve të Bundeswehrit në Ballkan. Përveç koalicionit në pushtet të tri partive (SPD, të Gjelbërit dhe Liberalëve), partitë opozitare kristiandemokrate CDU dhe CSU gjithashtu i dhanë mbështetje propozimit të qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të misionit të KFOR-it në Kosovë të mërkurën (5 qershor) në leximin e parë.

“Na duhet KFOR-i i aftë për veprim për të reduktuar potencialin e vazhdueshëm për konflikte dhe përshkallëzim në veri të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha përfaqësuesi i demokristianëve në Bundestag, përgjegjës për politikën e mbrojtjes, Florian Hahn (CSU).

Vazhdimi i pjesëmarrjes së Gjermanisë në misionin e BE-së EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë u miratua edhe nga përfaqësues të Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Vendimi përfundimtar për propozimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e të dy mandateve duhet të merret javën e ardhshme.

Angazhimi më i gjatë i Bundeswehrit jashtë vendit

“Ballkani Perëndimor është fqinjësia jonë e afërt. Prandaj, ruajtja e paqes në këtë rajon është përgjegjësia jonë”, theksoi Sekretarja e Shtetit për Mbrojtjen Siemtje Möller (SPD).

Në propozimin e qeverisë thuhet se bazë për misionin e KFOR-it “është ende Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” dhe thekson se “si Kosova ashtu edhe Serbia e kanë bërë gjithmonë të qartë se duan vazhdimin e pranisë së KFOR-it”.

Misioni i NATO-s në Kosovë, i cili po vazhdon prej 25 vitesh, është angazhimi më i gjatë i ushtrisë gjermane (Bundeswehr) jashtë vendit. Numri maksimal i pjesëtarëve të njësive gjermane të veprimit të shpejtë do të mbetet në 400. Forcat ndërkombëtare të KFOR-it synojnë të sigurojnë vendosjen e paqes dhe rendit publik në Kosovë. Megjithatë, kohët e fundit tensionet me Serbinë fqinje janë rritur sërish.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Misioni Althea i Bashkimit Evropian, në të cilin Bundeswehr po merr pjesë me deri në 50 ushtarë, synon të sigurojë përputhjen me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë në 1995. Dhe ky vend, sipas Berlinit, konsiderohet ende një burim i mundshëm konflikti./dw/

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Legjenda Tony Adams dyshon në cilësinë e dy lojtarëve të Arsenalit
Next Article Deco ëndërron yllin e Leverkusenit, pavarësisht garës së ‘egër’ për transferimin e tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?