By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Maqedoni

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

admin
Last updated: 06/05/2024 00:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Finlanda po e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Madje, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo Kiljunen, tregon se edhe në fazën e fundit Kosova do ta ketë mbështetjen e shtetit finlandez, por siç thotë ai qeveria duhet të bëjë disa hapa drejt respektimit të marrëveshjes për Asociacionin.

Sipas tij është tejet e rëndësishme që 1.7 milionë qytetarë të Kosovës të kenë qasje në Gjykatën Evropiane të të drejtave të njeriut.

“Që nga fillimi ne kemi qenë përkrahës të idesë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Për neve është shume e rëndësishme që 1.7 milionë qytetarë të Kosovës të kenë qasje në Gjykatën Evropiane të të drejtave të njeriut. Ne do të vazhdojmë t’iu mbështesim edhe në hapat e ardhshëm. Në këtë fazë institucionet e Kosovës duhet të kujdesen për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe të mos lejohen më tensione të panevojshme. Tani para mbledhjes së Komitetit të Ministrave do të ishte shumë mirë që Kosova t’i ndërmarr disa hapa konkret për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo është një marrëveshje në kuadër të dialogut me Serbinë dhe është e rëndësishme të respektohet”, ka thënë ai për Tëvë 1

Kiljunen, thotë se Serbia nuk ka forcë që ta ndalë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai konsideron se shteti më i ri ne Evropë e gëzon mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare të kësaj organizate.

“Ne e kuptojmë qëndrimin e Serbisë por ata nuk mund t’ua imponojnë të tjerëve qëndrimin e tyre sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Pranimi i një i shteti të ri bëhet me 2/3 të shumicës dhe Serbia nuk mund ta diktoj këtë gjë. Nga delegacioni serb më kanë thënë se ata nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës, por edhe unë ia kam bërë të qartë atyre se nuk do jenë kurrë pjesë e BE-së nëse nuk e zgjidhin këtë çështje. Përgjigjja ime nuk iu pëlqeu por ata e kuptuan mesazhin” , ka thënë Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës.

Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe tani çështja ka kaluar në Komitetin e Ministrave.

Hartuesja e raportit pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, ka deklaruar se asnjë kandidati nuk i janë kërkuar më shumë reforma se Kosovës para diskutimit për anëtarësim në këtë organizatë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ahmeti nga Tetova: Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE ndaj kot e kanë ata që mendojnë të ndalojnë ardhmërinë pro europiane
Next Article Moti në Maqedoninë e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?