By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputeti gjerman, Roth: E padrejtë nga SHBA që Kosovës t’i vendosen kushte të reja për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputeti gjerman, Roth: E padrejtë nga SHBA që Kosovës t’i vendosen kushte të reja për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Maqedoni

Deputeti gjerman, Roth: E padrejtë nga SHBA që Kosovës t’i vendosen kushte të reja për anëtarësim në Këshillin e Evropës

admin
Last updated: 16/03/2024 15:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, e ka kritikuar SHBA-në se po i vendos kritere të reja Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Reagimi i deputetit gjerman vjen pas pas deklaratës së emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Kosovës i kanë mbetur dy kushte.

Roth, përmes një postimi në platformën X tha se kjo qasje e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të përfundojë.

“Është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar nga SHBA-ja drejt Kosovës duhet përfundimisht të përfundojë. S’është fer dhe është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet anëtare ulen në ulësen e shoferit – jo SHBA”, ka shkruar Roth, teksa rishpërndau një postim të kolegut të tij të Bundestagut, Frank Schwabe.

It’s completely incomprehensible that the 🇺🇸 sets extra conditions for Kosovo's membership in the Council of Europe. This unbalanced approach by the US towards Kosovo must finally stop. It’s unfair and unjust. The @coe and its member states sit in the driver’s seat – not 🇺🇸! https://t.co/mi89SJ5AOx

— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱 (@MiRo_SPD) March 16, 2024

Ndryshe, edhe dy deputetë gjermanë, Frank Schwabe nga grupi socialdemokrat (SPD) dhe Knut Abraham nga radhët e CDU/CSU kanë të premten reaguar ndaj deklaratave të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se janë edhe dy kushte që duhet plotësuar Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Abraham thotë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret e anëtarësimit të Kosovës në KiE, kurse Shwabe thotë se Këshilli i Evropës do të vendos për anëtarësimin e Kosovës bazuar në rregullat dhe vlerat e veta .

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për REL se për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Kosovës i kanë mbetur dy kushte.

“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, tha emisari amerikan.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rritet numri i rusëve me aftësi të kufizuara shkaku i luftës në Ukrainë
Next Article Projekti i ri me Inteligjencë Artificiale – mund të krijoni avatarë dhe t’i kontrolloni ata me zërin tuaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?