By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputeti ukrainas thirrje Serbisë të shkëputet nga Rusia: Do gjakderdhje në Ballkan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputeti ukrainas thirrje Serbisë të shkëputet nga Rusia: Do gjakderdhje në Ballkan
Maqedoni

Deputeti ukrainas thirrje Serbisë të shkëputet nga Rusia: Do gjakderdhje në Ballkan

admin
Last updated: 19/04/2024 10:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Një vendim historik e ka cilësuar deputeti ukrainas Oleksej Gonçarenko, votën e Asamblesë Parlamentare pro Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një lidhje Skype me Ditarin e Bruna Çifligut në A2 CNN, ai tha se kjo do të thotë që nuk do të ketë më zona gri në Evropë dhe shpreson finalizimin e këtij vendimi në Këshillin e Ministrave.

“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm historik. Po flasim për në vend të 47-të që do të bashkohet me Këshillin e Evropës dhe kjo do të thotë që nuk do të ketë më zona gri në Europë, që do të jenë të lumtur të jenë në bashkësinë e vendeve evropiane. Është një ndjesi reciproke që nuk e kemi parë në pjesën e politikanëve serbë, prandaj është e rëndësishme për Këshillin e  Europës, që të ftojë Kosovën dhe ta ketë Kosovën si shtet anëtar në KiE dhe të ndalë këto situata të paqarta ku Kosova ka ngelur si zonë gri. Unë votova dhe shpresoj që në Këshillin e ministrave ky vendim të finalizohet”.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, Gonçarenko i bëri thirrje Serbisë të shkëpusë lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin.

“Unë i adresova Serbisë jo vetëm për t’u distancuar nga Serbia por e rëndësishme është që të distancohen nga qëllimet imperialiste dhe nga e shkuara. Era e perandorive ka mbaruar, nuk ka vend për perandori ruse, serbe apo tjetër në Europë dhe pasi ta kenë pranuar këtë do kenë marrëdhënie shumë të mira me Kosovën dhe mund të jenë pjesë e botës së lirë. Por para se ta bëjnë do të jenë problem dhe iu bëra thirrje të harrojnë këtë pjesë të historisë dhe të ndërtojnë një vend demokratik, pjesë të botës së lirë se kjo është e vetmja mënyrë të zhvillohen përndryshe do të jenë në kurthin e varfërisë”.

Sipas deputetit ukrainas Rusia kërkon luftë dhe gjakderdhje në Ballkan.

“Rusia kërkon të ketë luftë në Ballkan dhe do ta shtyjë Serbinë ta bëjë këtë dhe mendoj që është e rrezikshme dhe prandaj Serbia duhet të kuptojë që Rusia kërkon kaos në botë dhe gjakderdhje në Ballkan dhe kjo është diçka që ne duhet ta parandalojmë”.

I pyetur për bllokimin e shtetasve kosovarë në kufi nga Serbia, ai tha se anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ndihmojë për paqen në Ballkan dhe do të parandalojë çdo konflikt me Serbinë.

“E di se çfarë ka për të ndodhur edhe në javët e ardhshme, por Kosova do të bëhet anëtare e KiE do të ndihmojë për paqen në Ballkan dhe Kosova do të njihet do të jetë vend anëtar i Asamblesë së Europës dhe do parandalojë çdo konflikt me Serbinë. NATO është forca që do ta bëjë Serbinë të mendohet dy herë përpara se të marrë një vendim jo të duhur”.

Në lidhje me draft-rezolutën që Oleksej Gonçarenko ka dorëzuar në parlamentin ukrainas, ku bën thirrje për njohjen e Kosovës ai thotë që asgjë nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë deri në përfundim të luftës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Asgjë nuk ka ndodhur. Kjo nuk është votuar ende në parlamentin ukrainas, nuk është hedhur ende poshtë. Sot Ukraina ka sfida të mëdha dhe asgjë nuk ka për të ndodhur para se të mbyllet lufta në Ukrainë”.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij – Tom Cruise “nuk ekziston” më për vajzën e tij 18-vjeçare
Next Article Njohu Berishën si drejtues të PD-së, shkarkohet nga detyra gjyqtari Agron Zhukri për probleme me pasurinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?