By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Derisa VLEN-BDI akuzojnë njëra tjetrën të akuzuarit e 27 prillit po gëzojnë lirinë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Derisa VLEN-BDI akuzojnë njëra tjetrën të akuzuarit e 27 prillit po gëzojnë lirinë!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Derisa VLEN-BDI akuzojnë njëra tjetrën të akuzuarit e 27 prillit po gëzojnë lirinë!

admin
Last updated: 27/01/2025 16:50
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 janar – Liria i takon secilin, është gjëja më e çmueshme. Bëhet jetike kur merret padrejtësisht. E këtë fat të zi e kanë shumë shqiptarë që po vazhdojnë të dergjen burgjeve të Maqedonisë së Veriut për raste për të cilat dyshohet se janë të montuara politikisht. E më keq se kaq, në këtë valë padrejtësive të mëdha ndaj shqiptarëve amnistohen organizatorët e një akti terrorist në organin më të lartë vend, Kuvend, e partitë shqiptare akuzojnë njëra tjetrën. Duke harruar rolin e tyre se janë në skenë për t’i mbrojtur shqiptarët dhe jo për t’ia hedh njëra tjetrën fajin e lirimit të një grupi që kanë organizuar akt terorrist, shkruan Zhurnal.

VLEN e BDI në flakë se kush është fajtori për lirimin e të akuzuarve për 27 prillin –

Gjykata Themelore Penale- Shkup ka pranuar kërkesën për amnisti ndaj të akuzuarve në rastin “Organizatorët e 27 prillit” – respektivisht për ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Risteski, ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski dhe ish drejtorin e DSK-së, të akuzuarin Vlladimir Atanasovski.

Gjykata miratoi vendimin me çka kërkesa për amnisti ndaj të akuzuarve pranohet dhe ndërpritet procedura ndaj të akuzuarve për veprën penale të rrezikimit të rendit kushtetues të shtetit.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish ndaj deklaratave nga koalicioni VLEN të cilën akuzojnë pushtetin e kaluar për amnistimin e organizuatorëve të 27 prillit. Nga BDI thonë se gjyqësori është i kapur nga VLEN dhe se ky koalicion i shërben një agjende politike monoetnike.

“VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës – kanë humbur busullën. Dje, VLEN u mburr se ka mbyllur kapitullin e ndikimit politik në gjyqësor dhe se tani vendoset drejtësi dhe përgjegjësi. Por sot, kur gjykata amnistoi ata që më 27 prill deshën të kryejnë grusht shteti në Parlament dhe të rrezikojnë jetën e deputetëve, VLEN ndryshoi narrativën. Në një përpjekje qesharake për të shpëtuar imazhin, tani fajësojnë prokurorët e “kohës së kaluar”. Kjo është dëshmi e qartë e humbjes së busullës dhe e lojës së tyre me dy standarde. A po vjen era shtet me vendimin e sotëm për 27 prillin?”, kanë reaguar nga BDI pas vendimit për aministimin e të akuzuarve për 27 prillin.

E pothuajse në të njëjtën vijë kanë qenë edhe oponentët e BDI-së, që janë edhe pjesë e pushtetit, VLEN, të cilët thanë se barrën për faljen e aktereve të 27 prillit e mban Islam Abazi, pra duke i dhënë ngjyrë partiake duke aluduar në afërsinë e tij me kreun e integristëve.

“Prokuroria e udhëhequr nga Islam Abazi dha mendim pozitiv për amnistinë e organizatorëve të 27 prillit. Tani kur gjithë opinioni e di se pikërisht kjo Prokurori dha pëlqim për faljen e tyre, e pyesim Zijadin Selën nëse sërish do të vazhdojë t’i shërbejë “Frontit Evropian”. Një nga deputetët më të lënduar ishte pikërisht Zijadin Sela. Për këtë, gjithë populli shqiptar solidarizohet dhe shpreh keqardhje. Tetë vite më vonë, kur bashkëpunëtorët e rinj të Selës ose ndoshta edhe më parë kanë bashkëpunuar, ndërsa tani publikisht, amnistuan njerëzit të cilët tentuan të lirohen nga Zijadin Sela. Përgjegjësia publike është e rëndë dhe jo kushdo që e merr përsipër arrin të ballafaqohet mirë”, kanë reaguar nga VLEN kundër akuzave të BDI-së.

Por, kujt i shërben ky debat me akuza e kundërakuza kur e vërteta e hidhur është që ata që u akuzuan tani më po gëzojnë lirinë?

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pra, rezultati i akuzave është barabartë me zero. Derisa partitë shqiptare akuzojnë njëra tjetrën të akuzuarit maqedonas me fakte e bazë të fuqishme po gëzojnë lirinë. Kjo është shenjë apo pasqyrë e drejtësisë me standarde të dyfishta. Derisa burgjet e këtij vendi janë të mbushura me shumë shqiptarë të cilët me dekada po vuajnë dënime pa e ditur pse?

Shtet i njëjtë, qasje e ndryshme ndaj qytetarëve me etni të ndryshme, kjo flet për nivelin e funksionimit të shtetit të së drejtës, lirisë e barazisë. Shqiptarët ndër vite janë përballur me këtë sistem të kalbur të drejtësisë si pasojë e të cilit janë kalbur burgjeve. Raste të tilla ka me bollëk, ndër më të njohurat janë rasti Sopoti, Allfa, Monstra, Almir Aliu, e shumë e shumë raste të tjera në të cilat hapur pra në mënyrë publike institucionet e drejtësisë kanë nxjerr në pah padrejtësinë e tyre kundrejt qytetarëve shqiptarë.

Ka vite që Rexhail Qerimi ndërroi jetë në burg duke kërkuar dhe shpresuar që një ditë pafajësia e tij do të dalë në shesh, Agim Islami i dënuar po për të njëjtin rast vazhdon të vuajë dënimin pa qenë fajtorë. Se ka raste të montuara politike me viktima shqiptarë u dëshmua edhe nga ish lideri i opozitës maqedonase atëkohë Zoran Zaev, i cili publikisht pati treguar se ka materiale në të cilat dëshmohet pafajësia e të dënuarve për rastin Monstra, por të njëjtat nuk do t’i publikojë pasi rrezikonte për një konflikt ndëretnik sipas tij.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pra, i gjithë opinioni ishte njoftuar por të dënuarit vazhdonin dhe ende vazhdojnë të vuajnë dënimin pa qenë fajtorë dhe pa bërë kurrfarë vepre. Rasti Almir Aliut është pasqyra më e qartë, kur vogëlushi katër vjeçar shkelet me veturë për vdekje dhe i gjithë opinioni anembanë tronditet me pamjet e kamerave që publikohen, por gjykatat e këtij vendi vrasësin Boban Ilic e dënojnë vetëm katër vite burg, sepse e rikualifikojnë lëndën nga vrasje me paramendim në aksident trafiku me pasojë vdekje.

Në këtë vend drejtësi ka pasur dhe ka për maqedonasit, ish kryeministri Gruevski e ka zhvatur shtetin dhe tani po jeton në Hungari madje po përgatitet për një kthim shumë të shpejt të tij në vend, kushëriri i tij, Sasho Mijallkov, gjithashtu ofron në garancë 11 milionë euro që të mbrohet në liri, Boshkovski shpallet i pafajshëm, Jankullovska lirohet nga burgu e shumë e shumë raste të tjera për maqedonasit peshorja e drejtësisë është jashtë funksionit, ndërkaq për shqiptarët vendosët një gur më tepër në anën e fajësisë. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article ​Stigma, armiku i fshehur i të mbijetuarve të dhunës seksuale
Next Article Përparim i qëndrueshëm në vitin e Dragoit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?