By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dërrasa e famshme e Titanikut, shitet në ankand për 665 mijë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Dërrasa e famshme e Titanikut, shitet në ankand për 665 mijë euro
Kulturë

Dërrasa e famshme e Titanikut, shitet në ankand për 665 mijë euro

admin
Last updated: 27/03/2024 14:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dërrasa mbi të cilën Rose (aktorja Kate Winslet) në filmin “Titanic” ka mbetur në ujë dhe ka arritur të mbijetojë, është shitur për 718,750 dollarë (664,556 euro), raporton BBC.

Që kur filmi u publikua në vitin 1997, fansat janë pyetur nëse kjo copë druri ishte e mjaftueshme për të mbajtur në të Jack-un (aktorin Leonardo DiCaprio), në vend që ai të vdiste tragjikisht në ujërat e ngrira të Atlantikut, pas fundosjes së anijes legjendare “Titanic”.

Shitja e rekvizitit u mbajt në resortin Planet Hollywood, dhe në ankand u shitën gjithashtu edhe kostumet e përdorura gjatë xhirimeve të filmit.

Bëhet fjalë për dërrasën që paraqiste një pjesë të derës, e cila sipas rrëfimit të filmit ka qenë e mjaftueshme që Rose të qëndronte mbi të dhe kështu të shmangte vdekjen në Oqeanin Atlantik.

Në një episod të serisë “Mythbusters” në vitin 2012, regjisori i filmit “Titanic”, James Cameron ka zbuluar se ka marrë shumë mesazhe në të cilat shumë e akuzonin Rosen për egoizëm, ndërsa Jack dukej si “idiot”. Megjithatë, Cameron ka përfunduar debatin duke thënë se sipas skenarit, Jack “duhej të vdiste”.

“Mund të kemi bërë gabim, dërrasa duhej të ishte pak më i vogël”, ka thënë atëherë regjisori i famshëm. Dërrasa është e gjatë rreth 2,4 metra dhe e gjerë një metër.

Ndër të tjera dërrasa të shitura në ankand ishte këmborja nga filmi “Indiana Jones and the Temple of Doom” për çmimin e 535,000 dollarëve (494,000 euro).

Për kostumin e ‘Spiderman’-it, të cilin e ka mbajtur Toy Maguire, blerësi ka dhënë 125,000 dollarë (115,00 euro). Të ardhurat totale nga ankandi arritën në 15.68 milionë dollarë (14.4 milionë euro).

You Might Also Like

“Rrëfime nostalgjike”, mbrëmje përkujtimore kushtuar Dritëro Agollit në COD

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Libri i pashkruar i Petro Markos
Next Article VASHA NGA NJË DHÈ I HUAJ

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?