By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dështoi për shkak të rrymës, si arriti skuadra rumune të marrë miratimin e FIFA-s për transferimin e Jalen Blesas pas mbylljes së afatit kalimtar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Dështoi për shkak të rrymës, si arriti skuadra rumune të marrë miratimin e FIFA-s për transferimin e Jalen Blesas pas mbylljes së afatit kalimtar
Sport

Dështoi për shkak të rrymës, si arriti skuadra rumune të marrë miratimin e FIFA-s për transferimin e Jalen Blesas pas mbylljes së afatit kalimtar

admin
Last updated: 14/02/2024 08:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Jalen Blesa ka kompletuar transferimin në elitën e futbollit rumun, duke u larguar nga Prishtina pas një viti qëndrim në kryeqytetin kosovar.

Sulmuesi amerikano-spanjoll karrierën do ta vazhdoj në Rumani te skuadra e CS Universitatea Craiova.

Afati kalimtar për transferimin e futbollistëve në Rumani ka përfunduar më 12 shkurt dhe Blesa u zyrtarizua te Universitatea Craiova njëditë më vonë, vetëm falë një ankese nga klubi rumun në FIFA.

Mediumi rumun ‘GSP.ro‘ ka raportuar se Craiova ishte duke kërkuar një sulmues dhe përveç Blesas në listën e tyre të dëshirave ishte edhe sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni.

Sipas asaj që raporton ky medium rumun, marrëveshja mes palëve ishte arritur gjatë ditës së djeshme dhe janë firmosur dokumentet, por ato nuk janë regjistruar deri të hënën në mesnatë kur u mbyll edhe afati kalimtar në Rumani dhe kjo shkaku i mungesës së energjisë elektrike.

Por klubi rumun iu drejtua FIFA-s dhe në fund shtëpia më e madhe e futbollit botëror i dha dritën e gjelbër për ta regjistruar Blesan si lojtar të tyre.

Këtë e ka konfirmuar edhe Cristian Cernodolea një avokat sportiv dhe agjent i FIFA-s për mediumin rumun.

“Ishte vërtet një situatë e pazakontë dhe juridikisht e vështirë. FIFA rrallëherë miraton përjashtime të tilla dhe përfaqësuesit e Krajovës kanë pasur një sjellje shembullore gjatë këtij procesi, kanë vepruar shumë profesionalisht”.

“Këtë mëngjes ne dërguam argumentet tona ligjore në emër të lojtarit, duke përmendur precedentin shumë të fundit të transferimit të Said Benrahma nga West Ham në Olympique Lyon. Jam i lumtur që transferimi i Blesës përfundoi pavarësisht këtyre pengesave dhe shpresoj që ai të ketë suksese të rëndësishme në fanellën e Craiovas”, ka thënë  Cristian Cernodolea, avokat sportiv dhe agjent i FIFA-s.

Përkundër se asnjëri nga klubet nuk kanë dhënë detaje të këtij transferimi, Belsa ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027 me klubin rumun dhe besohet se transferimi i tij ka kushtuar rreth 150 mijë euro. 

You Might Also Like

Gjiganti anglez përshpejton negociatat për transferimin e Rashford

Vetëm 90 minuta mjaftuan: Rregulli i rreptë i FIFA-s u shkel dy herë në ndeshjen hapëse të Botërorit

Zbulohet arsyeja pse Barcelona vendosi të mos nënshkruajë me Bernardo Silvan

Ekipi që do të vlente mbi 1.3 miliardë euro: Formacioni më i shtrenjtë i Kupës së Botës 2026

Interi negocion transferimin e yllit të Real Madridit gjatë verës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak
Next Article Si ta mbijetoni Ditën e të dashuruarve nëse jeni pa partner: Në vend që të ankoheni për fatin, me këto sugjerime nuk do të jeni të dëshpëruar!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?